GazetaMax
Lajme

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese në konferencë rajonale në Beograd

Shkup, 22 shtator – Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në konferencën rajonale në temë “Zbatimi i Konventës Evropiane për mbrojtje të të drejtave-përvojave njerëzore dhe sfidave të gjykatave në Evropën Qendrore dhe Juglindore”.

Në ngjarje, siç informojnë nga Gjykata, ishte potencuar roli i gjykatave kushtetuese dhe gjykatësve në procedurat me qëllim mundësimin e mbrojtjes efektive të të drejtave nga konventa.

Gjatë dy ditëve të konferencës, përfaqësuesit e instancave më të larta gjyqësore të Evropës Qendrore dhe Juglindore kanë diskutuar në pesë panele tematike: “Liria e shprehjes dhe gjykatat”, “E drejta e gjykatës së paanshme në procedurë penale”, “Lufta kundër krimit të organizuar në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe gjykatat vendore”, “Përvetësimi dhe humbja e të drejtave pronësore – parime të vullnetit të mirë dhe administrimit të mirë” dhe “Të drejta procesive – e drejta e qasjes në gjykatë në çështje civile”.

Në konferencën e cila u mbajt më 15 dhe 16 shtator në Beograd kanë marrë pjesë gjykatës nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe gjykatës të gjykatave kushtetuese dhe supreme nga Federata Bosnja e Hercegovina, Republika Sërbska, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia.

Delegacionin tonë e kryesonte Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese dhe Mirjana Llesevska shefe e kabinetit dhe këshilltare në Gjykatë.

Konferencën e organizoi Gjykata e Lartë e Kasacionit në Serbi me mbështetje të projektit “Përforcim i mjeteve efektive juridike për parandalimin e shkeljes së të drejtave të njeriut në Serbi”, i cili zbatohet në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Related posts

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, Grubi në intervistë live shfaqet me kollare rozë

Gazeta Max

Programi mësimor plotësisht do të zbatohet, do të respektohen datat për maturën shtetërore, konsideron Shaqiri

Gazeta Max

Zendeli: Nuk kemi kapacitet për të luftuar vetë korrupsionin, duhet ndihmë ndërkombëtare

Gazeta Max