GazetaMax
Lajme

Një Haxhi kosovar vdes në Qabe

Mijëra besimtarë myslimanë nga Kosova kanë shkuar në vendet e shenjta për ta kryer Haxhin.

Një Haxhi nga Kosova, A.Jusufi ka vdekur atje.

Kjo u bë e ditur nga familjarët përmes njoftimit në rrjetet sociale.

“Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 1 qershor 2025 (e dielë), me namazin e drekës në Qabenë e Bekuar. E pamja mbahet për tri ditë, duke filluar nga dita e hënë, më 2 qershor 2025, në Vushtrri – Novosella e Begut”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

“Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrën e familjes sonë, por kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i freskët në mendjet dhe zemrat tona. Babai ynë me shpirt i donte vendet e shenjta, andaj Allahu e zgjodhi që shpirtin ta dorëzonte pikërisht atje! Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet dhe përkrahjen në këto momente të rënda për familjen tonë. Allahu e bëftë prej banorëve të Xhennetit!”, thuhet në një shkrim të postuar në Facebook nga djali i tij.

Related posts

Taleski: VMRO selinë e kanë ndërtuar në mënyrë kriminale, vetëm ‘qilimi’ kushton 20 mijë euro

Gazeta Max

Pse po luftohet Bilall Kasami?!

Gazeta Max

“E Majta” përgatitë kërkesë të re për referendum, nëse Xhaferi përsëri refuzon, shkohet në bllokadë totale

Gazeta Max