GazetaMax
LAJME

Një helikopter i MPB-së po e shuan zjarrin afër malit Pesjak

Shkup, 2 nëntor – Sektori për njësi ajrore të MPB-së me helikopter të llojit “Bell 212” sot vazhdoi me shuarjen e zjarrit që e kaploi pjesën mes fshatit Krushicë dhe malit Pesjak dhe Kiçevia.

Siç kumtoi MPB, gjatë shuarjes së zjarrit në periudhë prej gjashtë orë e gjysmë janë hedhur 35 tonë ujë. Zjarri është lokalizuar, me çka nuk është lejuar të zgjerohet drejt fshatrave Koziçinë dhe Dupjan.

“Ky është edhe një tregues se MPB është servis i qytetarëve në të gjitha segmentet e punës policore, ndërsa mbrojtja dhe siguria e qytetarëve është prioriteti ynë”, qëndron në kumtesë.

Njësia e helikopterit për dedikime policore, e cila është në kuadër të MPB-së ekziston prej vitit 1969, është e pajisur me tre helikopterë të llojit “Bell”.

“Që të mundësohet shfrytëzim i suksesshëm i pajisjes, u mbajt trajnim ndërkombëtar  nga policia sllovene, dhe atë për mbajtje të ngarkesës pezull dhe për shuarje të zjarreve. Trajnimin e përfunduan me sukses të gjithë pilotët e Njësisë së helikopterëve për dedikime policore”, përkujtojnë nga MPB.

Related posts

Rama në një market në Tiranë: Duam që të ketë një lloj solidariteti dhe dakordësie nga tregtarët

e-max

Dibra mbetet edhe pa epidemiolog

e-max

Stoltenberg: Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për NATO-n, aty kemi Maqedoninë e Veriut

e-max