GazetaMax
Showbizz

Një himn për Skënderbeun ka ardhur nga artisti Bekim Ibrahimi

Gjithmonë ai shquhet për këngë me tema të fuqishme e vetëm pak ditë para festave tē lavdishme shqiptare të Nëntorit sapo ka sjellë një super projekt me titull ” Unē jam Skënderbeu”. Fjala është për artistin e njohur Bekim Ibrahimi i cili vazhdon tē jetë mjaft aktiv me projekte mjaft të bukura muzikore. Këtë herë ai ka zgjedhur këngë pēr heroin shqiptar qê e njeh krejt bota Skënderbeun dhe e sjell mjaft bukur qoftë në këndim qoftë në përshtatjen e klipit ku edhe ka xhiruar në sheshet Skënderbeu në Prishtinë e Tiranë si dhe memoriali i heroit në Lezhë dhe kalaja në Krujë duke treguar si artist se heroi i kombit është i të gjithëve kudo e ngado ku ka shqiptare ka edhe Skënderbe. Teksti është shkruar nga Lindita dhe Jahe Fida me muzikë të vetë artistit, aranzhmani dhe masterizimi nga Edmond Zhulali me realizim teknik nga Artfave Production me pjesëmarrjen e Ansamblit “Haziz Ndreu” me koreograf Avni Ndreu. Një këngë që po pritet mjaft mirë dhe ato që fo të mbeten gjatë në histori të këngëve të bukura me vlera kombëtare. Këngën dhe klipin mund ta gjeni në të gjitha platformat.