GazetaMax
Lajme

Një jetë e re përsëri/ Pacienti me transplant të mëlçisë lëshoi spitalin

Shkup, 13 Dhjetor – Kisha kënaqësi që sot të qëndroj në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive, së bashku me ekipin që e realizoi me sukses transplantimin e parë të mëlçisë nga donatori i vdekur në vend. Ky është një hap historik për shëndetësinë në Maqedoni, me të cilin ne u cilësuam ndër sistemet më të mira shëndetësore që kryejnë me sukses transplantim të mëlçisë, ka theksuar kështu ministri Sali.

Urime ekipit që e kreu këtë ndërhyrje kirurgjikale komplekse. Falë kontributit të lartë profesional të gjithë ekipit, pacienti 60-vjeçar sot po shkon në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore .

E falënderoj veçanërisht familjen e donatorit për humanizmin dhe solidaritetin e jashtëzakonshëm, të shfaqur në momentet më të vështira për ta, kur vendosën të dhurojnë një jetë të re.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=195733779644132&set=pcb.195734372977406

Ndryshe, pak ditë më parë, në Klinikën e Kirurgjisë Digjestive ministri Sali vizitoi pacientin 60-vjeçar, i cili iu nënshtrua transplantit të parë të mëlçisë nga donatori i vdekur. Sot është dita e tretë pas intervenimit dhe ai është në gjendje të mirë stabile postoperative. Unë dua përsëri të shpreh falënderimet e mia të mëdha për gjithë ekipin e transplantit

Kryerja e operacionit për heqjen e mëlçisë së zezë nga donatori është kryer nga ekipi kirurgjik nën drejtimin e prof. dr. Zoran Karaxhovit dhe ass. dr. Qemal Rushitit, ndërsa transplanti u krye nga ekipi kirurgjik nën drejtimin e prof. dr. Svetozar Antoviqit dhe ass. dr. Lubomir Ognenoviqit.

Përgatitja dhe koordinimi i përgjithshëm është bërë nga koordinatorët e Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, doc. dr. Beti Todorovska dhe bashkëpunëtorja shkencore Elena Curakova Ristevska, si dhe koordinatorja nacionale e transplantit, doc. dr. Maja Mojsova, anastezionin e udhëhoqi dr.Tanja Spirovska me ekipin e saj të anansteziologëve.

Në këtë proces u përfshinë edhe kolegë nga klinikat e Neurokirurgjisë, Nefrologjisë, Kardiologjisë, Kardiokirurgjisë, Transfuzionologjisë, Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv për suksesin e jashtëzakonshëm, me të cilin kemi shkruar një faqe të re në shëndetësinë e Maqedonisë.

Falënderim i veçantë edhe për familjen e donatorit, të cilët edhe në momentet më të vështira të tyre patën forcë, guxim dhe kurajë me vendimin e tyre për të shpëtuar jetë njerëzore.

Related posts

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

Gazetamax.mk

Kryeson me tri Platforma. Çka thonë ndërkombëtarët për Bujar Osmanin?

Gazetamax.mk

1.3 miliardë euro do të kushtojë autostrada që do të lidhë Tetovën me Ohrin

Gazetamax.mk