Tashmë emri i tij është i njohur pasi ka kohë që merret me muzikë dhe sjell herë pas herë projekte muzikore. Po flasim për këngëtarin Ded Biblekaj apo siç njihet në muzikë me emrin Dedi. Pas këngës ” Një herë në jetë” që ishte punuar me tekst dhe muzikë nga çifti Lind Islami dhe Venera Limani por edhe nga Jeris Kaso, Dedi sapo ka publikuar në një datë të veçantë një kēngë vërtetë të ndjerë në vigjlisje të 17 Shkurtit. Kënga mban titullin ” Pafajsinë e vranë aty” kushtuar martirëve të Mejës ku janë mbi 376 persona të vrarë e të masakruar, një projekt që ka dashur më shumē përjerim, përkushtim e emocion shumë të veçantë për ata që dhanë jetën për Kosovën dhe për lirinë që kemi sot. Ky projekt ka si autorë me tekst dhe muzikë nga Naim Gjoshi dhe Marsel Gunga, videoklipi realizuar nga XL Films dhe master nga Mareglen Boja. Artisti ka shumē komente dhe mesazhe pozitive dhe falenderime për këtë projekt. Dedi është me origjinë nga Meja e Gjakovës dhe që jeton dhe punon në Zvicër dhe është kudo i ftuar në organizime e festa familjare ndërsa ka kohë që bashkëpunon me artistë të njohur dhe dhe kompozitorë më të njohur shqiptar. Nëse ende se keni dëgjuar dhe parë këngën e tij më të re ne ju ftojmë ta kkikoni në linkun më poshtë.