GazetaMax
Ballina

Njihuni me Albi, talenti i cili jeton në Zvicër por pëlqen të këndojë shqip

Një tjetër talent ka ardhur në tregun muzikor shqiptar, por ai ka disa vite që nisi të merret me muzikë duke realizuar kështu ëndrrën e tij. Quhet Albirent Hoxha por të gjithë e njohin dhe në muzikë prezantohet si Albi, ku ka sjellë një super projekt më të ri ditë më parë që mban titullin ” Zemrën ma ke fal”. Albi ka bashkëpunuar me FlowMusic Gjilan për këtë këngë ndërsa ka edhe një klip të përshtatur dhe realizuar nga UrbanGraohic Gjilan, e deri tani ka 6 projekte me klipe. Djaloshi që duket se do të jetë mjaft i suksesshëm i pëlqen të këndojë në shqip megjithë ka lindur dhe jeton në Zvicër e origjina e tij është nga Gjilani. Ai pëlqen shumë të dëgjojë Noizy dhe Tayna, ndërsa ai ka shumë të preferuar për të pasur një duet por nuk e ka menduar ende saktë duke ia lënë kohës. Albi ka mjaft përkrahje nga familja dhe shoqëria në muzikë e sheh se do ta kthejë atë si profesion pasi ka qenë dëshira e tij e madhe gjithmonë, ndërsa falë talentit të tij është duke punuar që të ngjitet sa më lart e me plot suksese pavarësisht është një konkurrencë e madhe në muzikë. Ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të klikoni e të shijoni këngën e tij më të re.

Related posts

Artisti Pal Daka në Punta Cana, relaks dhe pushime

Gazetamax.mk

Bulizmi, s’i t’ju ndihmojmë fëmijëve?

Gazetamax.mk

Çaji më i mirë shtëpiak për dobësim

Gazetamax.mk