GazetaMax
Showbizz

Njihuni me stilin dhe zërin e këngëtares Edona Hossli

Një tjetër artiste me plot stil, zë të veçantë dhe me një të ardhme të sigurt në muzikë i është shtuar tregut shqiptar. Bëhet fjalë për bukuroshen Edona Hossli, e cila publikoi projektin e saj të parë një vit më parë, me titullin “Pikë në zemër” , një këngë mjaft e bukur, realizuar nga produksioni i videove DremaFilms. Ndërkohë, kompania Shqip Vibes merret me menaxhimin e saj për të gjitha projektet në vazhdim.

Edona, në bashkëpunim me Studio ARecording, ka gjetur një rrugë të sigurt për të sjellë projekte cilësore dhe premtuese. Ajo jeton në Zvicër, por me origjinë është nga Prizreni. Hobi i saj i kahershëm muzika tashmë është kthyer në realitet, duke u vlerësuar gjithnjë e më shumë nga publiku.

Projekti i saj i dytë, me titull “Po du me pi”, është tashmë i publikuar dhe mund ta gjeni në linkun më poshtë. Jemi të sigurt se do t’ju pëlqejë!

Mësojmë se projekti i radhës do të vijë me xhirime në një nga vendet më piktoreske të Zvicrës, në Lauterbrunnen, dhe do të titullohet “Pse ma cingërron”.

Edona, edhe pse jeton larg Kosovës apo Shqipërisë, ndjek me përkushtim skenën muzikore shqiptare dhe preferon muzikën moderne. Nëse keni vënë re që artistja duket mjaft fotogjenike në klipet e saj dhe kamera e do shumë, mos u çudisni pasi ajo është gjithashtu një modele, pjesë e agjencisë së modelingut Prime Model Agentur në Zvicër. Një plus i madh për të, sepse përveç zërit dhe stilit, shkëlqen edhe vizualisht.

Related posts

Gjesti thotë se Vullneti e ka lojë deklarimin për orientimin seksual

Gazeta Max

Xheneta i drejtohet Drilonit pas daljes së Edit: Ishalla nuk shymesh tash ti

Gazeta Max

Meti Berbatovci, ka nisur vitin 2025 me një lansim të ri muzikor

Gazeta Max