GazetaMax
Lajme

Nuk do të rriten çmimet e taksave për rrugë

Shkup, 20 dhjetor – Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, nuk do ta rrisë çmimin për pagesën e taksës për rrugë, informojnë nga Ministria e këtij dikasteri dhe shtojnë se mbetemi vendi i vetëm në rajon i cili nuk do t’i rrisë çmimet e taksave për rrugë.

Siç theksojnë, mjetet e grumbulluara nga pagesa e taksës për rrugë, sipas planeve të Qeverisë do të investohen drejtpërdrejt për realizim të projekteve më të mëdha infrastrukturore edhe atë në ndërtimin e autostradave në Korridorin 8 dhe 10, si dhe akset e tjera të autostradave me gjatësi të përgjithshme prej më shumë se 190 kilometra, në ndërtimin e rrugëve të shpejta në gjatësi prej 64 kilometra, në rehabilitimin e rrugëve rajonale dhe magjistrale prej më shumë se 150 kilometrave dhe në më shumë se 450 kilometra rrugë lokale.

“Analizat e para treguan se çmimet e materialeve ndërtimore në infrastrukturë vetëm këtë vit në krahasim me vitin 2021 janë rritur mes 30 dhe 55 për qind dhe janë në oscilime të vazhdueshme, që drejtpërdrejt ndikojnë ndaj buxhetit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe realizimin e projekteve kapitale. Por, edhe në kushte të tilla me çmime të rritura të materialeve ndërtimore, Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, dhe NPRRSH mbetet në qëndrimin se çmimi i taksave për rrugë nuk do të rritet”, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Related posts

Rruga Tetovë-Prizren/ Grubi në Debat Plus: Fillimisht do bëjm projektin pastaj do sigurojmë mjetet

Gazetamax.mk

ARM do merr pjesë në grupin luftarak të NATO në Bullgari dhe Rumani

Gazetamax.mk

A duhet të bëhemi gati për luftë e III-të? Gjenerali britanik paralajmëron ushtrinë për luftë me rusët në fushëbetejë

Gazetamax.mk