GazetaMax
Showbizz

Nuk i shkon aspak, projekti i ri muzikor i Parashqevi Simakut “shpërthen” në kritika

Këngëtarja Parashqevi Simaku, ka vendosur të rikthehet në skenën e muzikës shqiptare pas shumë viteve mungesë. Projekti i saj i ri, u paralajmërua prej kohësh nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili e ka mbështetur artisten në këtë rikthim.

Së fundmi, Simaku ka publikuar një pjesë të këngës së re, por pritja nga publiku nuk ka qenë ajo që pritej.

Në rrjetet sociale, komentet kanë qenë të shumta, por kryesisht negative. Shumë ndjekës shprehen të zhgënjyer, duke theksuar se prisnin një rikthim më dinjitoz për një artiste të kalibrit të saj.

“Nuk ka fjalë, është një moshë që nuk i shkon kështu… o jam gabim”? – shkruan një komentues.

Dikush tjetër e cilëson projektin si të papërshtatshëm për imazhin e saj: “E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten. Ndërsa një tjetër ndjekës e krahason me artistin Elton Ilirjani, duke thënë: “Ka filluar të bëjë sjellje si Eltoni”.

Ka edhe nga ata që ndihen të zhgënjyer nga drejtimi artistik i këngës: “Edhe këngët duhet t’i përshtaten moshës dhe të ngrejnë nivelin profesional të këngëtarit, jo ta ulin”,

Parashqevi Simaku, ka kaluar një jetë të vështirë, duke jetuar për vite të tëra si e pastrehë në New York.

Rikthimi i saj erdhi pas një periudhe të vështirë, ku ajo u ribashkua me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj dhe iu nënshtrua një terapie për shëndetin mendor.

Megjithatë, mes kritikave ka edhe nga ata që e mbështesin rikthimin e saj, duke vlerësuar forcën dhe guximin për t’u rikthyer në muzikë pas kaq shumë vitesh mungesë. Disa komentues shprehen se ajo meriton një shans të dytë dhe e inkurajojnë të vijojë me pasionin e saj për muzikën.

Related posts

Gani Gërmia me deklaratë të fortë për Yllin në spektaklin ‘prime’ të Ferma VIP: Mendoj se është homoseksual

Gazeta Max

Liesa Haxhiasllani flet si mama për herë të parë! Nga kush nuk i mbajti dot lotët moderatorja?

Gazeta Max

“Une femme mariee”/ Macha Meril në Tiranë: Filmi francez mes censurës e rolit të gruas

Gazeta Max