GazetaMax
Lajme

“Nuk zhduket Izraeli, ka butonin e kuq”, politologu: Irani kërkon të mbajë flamurin e çështjes palestineze

Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i cili nuk harron asnjëherë të shprehë propagandën e tij se kërkon që ta asgjësojë Izraelin. Për të Irani nuk ka mundësi që ta zhdukë Izraelin, por kërkon të mbajë flamurin e çështjes palestineze.

“E gjithë kjo është e ndërlidhur me Iranin. Ai ka qëndrimin që Izraeli nuk duhet të ekzistojë dhe të zhduket. A mund të zhduket një shtet me forcë bërthamore? Ai shkel butonin e kuq. Kush e pëson? Fqinjët. Pse e promovon këtë kur nuk e bën dot?

Irani kërkon të marrë flamurin e çështjes palestineze. Irani tenton të ketë një konflikt gjithmonë dhe kërkon të duket sikur do ta mundë Izraelin, gjë që nuk e bën dot arabët e tjerë. Ai kërkon të gjithë arabët që të mblidhen në flamurin e mullahëve. Kjo strategji i ka dhënë efektet e veta. Me Irakun, Sirinë dhe Libanin. Krijoi një bërthamë”, tha Tafani.

Related posts

Komuna e Butelit ndau 50 bursa sportive

Gazeta Max

Alarmohen autoritetet në Rinas nga një pako, Antiterrori: Rezultoi se nuk kishte probleme

Gazeta Max

15 Shoqata kërkojnë nga Qeveria që çdo fëmijë të mësojë edukimin seksual gjithëpërfshirës

Gazeta Max