Ish anëtari i Aleancës për Shqiptarët nga dega e Likovës, Omer Ajdini i ka reaguar tubimit të djeshëm të Arben Taravarit i cili u pa bashkë me Ali Ahmetin dhe partnerët e tjerë të AKI-së, shkruan Alsat.
Sipas Ajdinit i cili ka qenë sekretarë për marrëdhënie më jashtë dhe anëtarë i Kuvendit, ajo që ndodhi dje në Likovë i ka zhgënjyer të gjithë aktivistët dhe sipas tij ishte e prapritur.
“Që vjen dita me ardhur Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Likovë, bashkë me Ali Ahmetin, dhe pas 8 vitesh keq-qeverisje të Erkan Arifit dhe 20 vitesh keq-qeverisje të BDI-së, me u kërkuar anëtarëve të ASH-së ta votojnë Erkan Arifin, unë nuk e kam besuar”, tha Omer Ajdini, Aktivist.
Ajdini është tërhequr na të gjitha funksionet dhe aktivitetet partiake, duke shtuar se nuk do të aktivizohet në asnjë parti politike tani e tutje.
“Kjo nuk është partia që unë kam shpresuar ta shoh, partia që kam dhënë mund që ta ndërtojmë. Prandaj unë më nuk jam as Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë dhe as anëtar i ASH-së, e me këtë as anëtar i ndonjë partie tjetër”, u shpreh Omer Ajdini, Aktivist.
Ndaj akuzave dhe reagimit të Ajdinit kanë reaguar ish bashke partiakët e tij të cilët e kanë cilësuar këtë si veprim të Ajdinit pasi nuk pati sukses të dalë kandidat për Komunën e Likovës. / Alsat.mk