GazetaMax
Sport

Omeragiç në Sarajevë takon presidentin e UEFA-s, Aleksandar Ceferin në një takim regjional

Kryetari i FFM-së Masar Omeragiç po qëndron për një vizitë zyrtare në Sarajevë në një takim regjional të të gjithë krerëve të federatave të rajonit.

Gjatë këtij manifestimi, Omeragiç ka takuar edhe Aleksandar Ceferin kreu i UEFA-s.

Së bashku me presidentin e FFM-së, Masar Omeragic,morëm pjesë në takimin rajonal të Federatave të futbollit në Sarajevë të organizuar nga UEFA dhe presidenti, Aleksandar Ceferin, kështu ka shkruar Drilon Ganiu, sekretar gjeneral i FFM-së.

Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Aleksander Čeferin, ka takuar sot, më 4 mars, në Sarajevë presidenten e Federatës së Futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Vica Zeljkoviq.

Ata diskutuan për çështje të shumta, me vëmendje të veçantë për infrastrukturën, përkatësisht ndërtimin e stadiumit kombëtar.

Ndryshe, Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, muaj më parë kishte dërguar letër urimi për zgjedhjen e Masar Omeragiq për president të ri të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Në letrën e urimit, kreu i Federatës Evropiane të Futbollit kishte theksuar faktin e punës së shkëlqyer me zgjedhjen e Masar Omeragic për president të FFM-së në vitin kur shënohen tre dekada të anëtarësimit të FFM-së në UEFA.

Related posts

Ali Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim

Gazeta Max

Iseni: MPB në mënyrë efikase do të zbardh rastin dhe personat e përfshirë do të japin përgjegjësi

Gazeta Max

Ibrahimi dënon sulmin terrorist: Stabiliteti dhe siguria e Kosovës janë të pacenueshme!

Gazeta Max