GazetaMax
Lajme

Organizatorët e “Gjilan Deep & Tech House Festival” ende pa përgjigje nga instuticionet

Ishte një risi mjaft e bukur jo vetëm për publikun e adhuruesit e muzikës tech-house por edhe për vetë zonën dhe vendin ku do të mbahej. Por “Gjilan Deep & Tech House Festival” nuk u mbajt më datën 1 Gusht në Gjilan konkretisht te vendi historik te Kalaja e Pogragjës. Ne mësojmë se organizatorët tashmë janë të shqetësuar se pse nuk kanë ende një përgjigje konkrete se ishte këshilli i zonës apo Komuna pengesa kryesore, e gjithashtu mësojmë se tashmë avokati Ilir Shaqiri e ka marrë në dorë këtë çështje. Sa ne kemi informacione qëllimi i këtij evente që ishte i gatshëm të sillte dj. më të njohur në europë për të promovuar një nga vendet më historike dhe tē vjetra në Kosovë por edhe për ti dhënë gjallëri Gjilanit me një super aktivitet me përmasa gjigande. Por organizatorët ku pjesa më e madhe e tyre jetojnë në Diasporë nuk arrijnë ende të kuptojnë se pse komuna e Gjilanit u distancua e nuk afroi asnjë siguri në momentet e fundit, përveç një gjenerator të vjetër që edhe ai nuk punonte, apo pse këshilli i fshatit nuk ishte i bindur të bashkëpunonte. Ata janë në pritje të një përgjigjeje dhe besojnë në drejtësi, ndërsa ata janë më të fortë se kurrë se ky event vitin tjetër do të mbahet dhe kërkojnë vetëm siguri dhe bashkëpunim të sigurt nga vendasit nëse duan që ky vend të gjallërohet siç duhet.

Related posts

Komisioni kuvendor për mbikëqyrjen e punës së ASK-së të mblidhet për rastin “Onishçenko”, apelon Kovaçevski

Gazetamax.mk

Osmani për vizitë të parë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Gazetamax.mk

Osmani për vizitë të parë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Gazetamax.mk