GazetaMax
Lajme

Osmani bashkë me Petkovin dhe Gençovskën e vizituan stacionin transformator “Bitola 2”

Shkup, 16 prill – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, së bashku me Drejtorin e MEPSO-s, Orhan Murtezani, zhvilluan takim pune me delegacionin qeveritar nga Republika e Bullgarisë të kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska të cilët gjenden për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Delegacionet vizituan Stacionin transformator “Bitola 2” të MEPSO-s, i cili energjetikisht lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut me Republikën e Shqipërisë dhe është pjesë e projektit më të gjerë të infrastrukturës për kyçje energjetike, pjesë e Korridorit 8.

“Ky investim do të jetë një tjetër projekt kapital energjetik, pjesë e Korridorit 8, përmes të cilit do të përfitojnë të gjitha vendet: Republika e Maqedonisë së Veriut – për të mundësuar transit dhe diversifikim shtesë të furnizimit me energji elektrike; Republika e Shqipërisë do të ketë qasje në burimet e energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, ndërsa Republika e Bullgarisë do të ketë mundësinë të lidhë rrjetin e saj me pjesët më perëndimore të Ballkanit dhe me këtë mundësinë për ta ofruar tepricën e energjisë elektrike edhe në tregun evropian”, tha Osmani, duke theksuar se këto janë përfitime të prekshme dhe me masë, sidomos në rrethanat e sotme kur furnizimi me energji po bëhet një çështje veçanërisht e rëndësishme gjeopolitike.

“Shpresoj që në të ardhmen të na presim vizita të këtilla të shumta në hekurudha, në autostrada, në pikat e reja kufitare, siç është promovimi i linjës së re ajrore Shkup-Sofje”, tha Osmani duke shprehur besimin se kjo është mënyra më e mirë për të vënë më shumë fokus në bashkëpunimin e ndërsjellë në të ardhmen, sesa në të kaluarën.

Related posts

Raportohet se Vuçiq do të formojë një parti të re

Gazeta Max

Sulm ndaj faqes së MASH

Gazeta Max

Kriza energjetike rikthen ndotjen e ajrit

Gazeta Max