GazetaMax
Lajme

Osmani- Dion: Maqedonia e veriut dhe Kanadaja të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë transatlantike

Shkup, 7 shkurt – Mundësitë për forcimin e partneritetit strategjik, si dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë për investime të reja kanadeze në vend, ishin temë e bisedave të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me Stefan Dion, të dërguarin special të kryeministrit të Kanadasë për Bashkimin Evropian dhe Evropën dhe ambasadori i Kanadasë në Francë dhe Monako.

Siç kumtoi MPJ, në takim u përshëndet edhe roli i diasporës sonë në Kanada, si veçanërisht i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të organizatave ndërkombëtare, duke theksuar kryesimin tonë me OSBE-në si një mundësi shtesë për thellimin e bashkëpunimit në nivel multilateral.

Në të njëjtën kohë u diskutua edhe për aleancën tonë në kuadër të NATO-s, duke rikonfirmuar mbështetjen e fortë për Ukrainën, si dhe angazhimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë transatlantike dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta demokratike, informoi MPJ.

Related posts

Gazetari i mbijetuar tregon se si ia vranë kolegun

Gazeta Max

Nga arrestimi te fitorja e Belerit/ Eleni Kocaqi: Bregdeti i Jonit, për këtë bëhet e gjithë kjo luftë

Gazeta Max

MPJ: Rezoluta e KE e bazuar në konstatimet dhe rekomandimet e mendimit të ekspertëve të pavarur

Gazeta Max