GazetaMax
Lajme

Osmani: Hetimi në tragjedinë e Koçanit është selektiv, Kreshnik Bekteshi nuk ka faj

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se ka qenë për vizitë tek familja e ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili u arrestua nën akuzat për tragjedinë e Koçanit.

“Një pjesë e madhe e familjes së Kreshnik Bekteshit kanë qenë të burgosur politik në vitet e 80-ta dhe 90-ta, mirëpo e pash që janë të shqetësuar për lidhjen që po bëhët ndërmjet Kreshnikut dhe tragjedisë së Koçanit. Është e habitshme se si në një vend kandidat për në BE të kurdisen kështu narrativi për këso tragjedi vetëm që të ikin nga përgjegjësia. Prandaj mesazhi i asaj vizite ishte njerëzor, mirëpo më la përshtypjë forca e familjes Bekteshi”, tha Osmani.

Osmani tha se Bekteshi po mbahet padrejtësisht në burg, më qëllimin e vetëm që pushteti të mbrojë fajtorët e vërtetë.

“Për pafajsinë e Kreshnik nuk e them vetëm unë, e thonë ekspert të fushës, në rrjete sociale, në media etj. Shqiptarë dhe maqedonas po pajtohen me këtë mendim, që një ministër I BDI-së me qëllim po akuzohet padrejtësisht. Kjo është padrejtësi ndaj një qytetari të këtij shteti, prandaj nuk guxojmë të heshtim, sepse eshte rast I kapjes së shtetit nga partia. Po mbrohen ata që janë përgjëgjës dhe po akuzohet dikush tjetër. Nuk guxojmë të heshtim dhe të normalizojmë këso ngjarje degraduese”, tha Osmani.

Related posts

Taravari: Ditët e zisë përfundojnë por dhimbja mbetet e thellë, të përkushtuar për çdo jetë që vazhdon të luftojë

Gazeta Max

SPaA organizon diskutim të hapur për Ligji për arsimin e lartë

Gazeta Max

Dënohen 146 vozitës në Shkup, 25 për vozitje pa leje

Gazeta Max