GazetaMax
LAJME

Osmani-Kandenbah: Në kontekstin e rreziqeve aktuale të sigurisë, nevojiten perspektiva kredibile euroatlantike për rajonin

Shkup, 28 prill – Në kontekstin e rreziqeve aktuale të sigurisë, perspektivat kredibile euroatlantike dhe evropiane për rajonin janë veçanërisht të rëndësishme, procese që kanë një efekt transformues afatgjatë dhe kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në takimin me zëvendës-sekretaren e përgjithshme të NATO-s për Çështje Politike dhe Politikë të Sigurisë, Betina Kadenbah.

Kadenbah qëndron në Shkup me rastin e takimit të drejtorëve të sigurisë politike nga Ministritë e Punëve të Jashtme të shteteve-anëtare të NATO-s.

Në takim, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale të sigurisë dhe situatën në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, ata iu referuan implikimeve më të gjera të krizës, me fokus të veçantë në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në takim u diskutua edhe për Konceptin e ri strategjik të NATO-s, i cili si dokument i dytë më i rëndësishëm për Aleancën pritet të miratohet në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid, në qershor.

Osmani shprehu kënaqësinë për takimin e drejtorëve të sigurisë politike të vendeve anëtare të NATO-s në Shkup, që është edhe një konfirmim i rëndësisë strategjike të Ballkanit Perëndimor për Aleancën. /Zhurnal.mk

Related posts

Ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit do të zhvillojnë bisedime paqeje në Moskë

e-max

Gjyqtarët serbë bojkotojnë punën pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë

e-max

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa

e-max