GazetaMax
Lajme

Osmani: Mërgimtarët që kanë M-kartë, janë të privilegjuar në aeroporte

Shkup, 3 janar – Bartësit e M-Kartës nga sot do të mund të përdorin kalimin e shpejtë, në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili vizitoi aeroportin e Shkupit. Siç thotë ai, kjo mundësi, e cila realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, paraqet një mirënjohje simbolike të punës dhe cilësisë së tyre dhe mirënjohje për institucionet dhe shtetin tonë. Projekti M-Karta përfaqëson një rrjet të individëve tanë cilësorë në diasporë, të cilët dallohen jashtë vendit me ekspertizën dhe angazhimin e tyre të fortë, duke i bërë ata ambasadorë të vërtetë që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Bëmë të mundur që bartësit e M-Kartës të kenë transfer të privilegjuar, pra kalimin e pikës kufitare, e gjitha kjo në kuadër të pakos së beneficioneve që marrin qytetarët tanë nga diaspora që janë bartës të M-Kartelës. Mbajtësit e M-kartës janë njerëzit tanë nga diaspora të cilët janë integruar në vendet ku jetojnë dhe punojnë dhe në një farë mënyre kanë mundësuar kontakte dhe janë bërë urë lidhëse midis vendit tonë dhe vendeve ku ata banojnë, pra janë bërë ambasadorët tanë në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi Bujar Osmani – MPJ.

Related posts

Spasovski në Takimin e 17-të rajonal të rrjetit të ekspertëve për armë zjarri në Evropën Juglindore-SIFEN

Gazeta Max

“Mesazhi i dashurisë” që shkaktoi dy viktima, zbardhen detaje nga tragjedia në Maliq

Gazeta Max

Shaqiri: Po intensifikohen rikonstruimet infrastrukturore në shkollat fillore dhe të mesmeMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot vizitoi ShFK „ Josip Broz Tito” në Komunën e Strugës, ku në rrjedh është rikonstruksioni i zdrukthtarisë, përkatësisht është duke u bërë ndërrimi i dyerve të vjetruara të klasave. -Ky investim, për të cilin janë ndarë më shumë se 700 mijë denarë me mbështetjen e Bankës Botërore, partnerin tonë me të cilin punojmë intensivisht në avancimin e sistemit arsimor në vend. Gjatë sezonit ndërtimor po punohet në shumë shkolla fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla, që besoj se do të ndikojë në suksesin e nxënësve, theksoi ministri. Shaqiri rikujtoi se me buxhet prej mbi 4.5 milionë euro, janë paraparë aktivitete rikonstrutive për 50 objekte shkollore në disa komuna të vendit, deri në fund të këtij viti kalendarik. Mjetet janë siguruar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, njësisë projektuese për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, ndërsa pjesa më e madhe e shkollave, gjegjësisht 40 objekte, do të përfishen sërish nga aktivitetet rikonstruktive me mbështetjen e Bankës Botërore.

Gazeta Max