Kombëtarja e Kosovës do të ketë mungesën e Erblin Osmanit, ndërsa Lumbardh Dellova është në dyshim për shkak të problemeve fizike para ndeshjeve të radhës në Ligën e Kombeve. Këtë e bëri të ditur menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, në konferencën për media.
Në të njëjtën konferencë, përzgjedhësi Franco Foda theksoi se objektivi i Kosovës është të luftojë për fitore në çdo ndeshje dhe të sigurojë qëndrimin në Ligën B të Kombeve.
Foda veçoi rëndësinë e përballjes me Izraelin, duke nënvizuar se tri pikët në këtë takim janë shumë të rëndësishme për synimet e Dardanëve.
“Fitorja ndaj Izraelit është shumë me rëndësi dhe duhet ta fitojmë”, u shpreh Foda.
Burimi: botasot.info
