GazetaMax
Lajme

Osmani në takim në SHBA-A5: Përshpejtimi i eurointegrimeve i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe evropiane

Nju Jork, 21 shtator – Shefi i diplomacisë Bujar Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të ShBA-Kartës së Adriatikut (A5).

Siç theksoi MPJ-ja, në takimin në organizim të Malit të Zi, si kryesues aktual i Kartës, u bë fjalë për ngjarjet në rajon, situatën aktuale të sigurisë në suaza globale, si dhe sfidat e reja dhe implikimet e sigurisë nga invazioni ushtarak rus në Ukrainë.

Në fjalimin e tij, Ministri Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut, vitin e ardhshëm do ta merr kryesimin me A5, kur shënohet edhe 20 vjetori i themelimit të organizatës rajonale. Gjithashtu, përshëndeti arritjet e Kartës të reflektuara në përmbushjen me sukses të standardeve dhe kritereve, dhe rishtazi anëtarësimin e katër vendeve A5 në Aleancën e NATO-s.

Ai Më tej theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit eurointegrues të vendeve të rajonit, si investim veçanërisht i rëndësishëm në sigurinë e përgjithshme rajonale dhe evropiane.

“Hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Evropian e theksoi rëndësinë e politikës së zgjerimit, si një nga projektet më të rëndësishme për forcimin e unitetit evropian dhe konsolidimin e sigurisë, parimeve dhe vlerave demokratike. Kapitulli i ri në marrëdhëniet me BE-në paraqet mesazh të qartë për procesin eurointegrues të vendeve të tjera të Ballkani Perendimor, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në kontekst të realitetit të ri gjeopolitik”, theksoi Osmani.

Njëherazi, Osmani e theksoi mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për aktivitetet e Kartës, duke shprehur falënderim për angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe perspektivës euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, qëndron në kumtesë.

Related posts

Së shpejti do të mësohet nëse Dimovski do të “shpëtojë” nga skandali me shtetësinë Onishçenkos

Gazeta Max

Tetovarët do të presin edhe dy vjet për banesa sociale

Gazeta Max

Deputeti Kadriu me ftesë të Ambasadës së SHBA-së qëndroi për trajnime në Bruksel qendrën e NATO-së

Gazeta Max