GazetaMax
LAJME

Osmani: OSBE-ja duhet të vazhdojë të jetë themeli i sigurisë bashkëpunuese evropiane dhe platformë për dialog

Shkup, 1 dhjetor – Me mospërfilljen dhe shkeljen shumëvjeçare të parimeve dhe angazhimeve të dakorduara të Organizatës, fuqishëm është rrënuar forca e tyre kohezive, si dhe janë shkelur rëndë parimet e OSBE-së, si themel i arkitekturës evropiane të sigurisë. Tendencat e këtilla arritën kulmin me agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në fjalimin e tij në takimin e 29-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, që mbahet sot dhe nesër në Logj të Polonisë.

Siç kumtoi MPJ-ja, në fjalimin e tij para Ministrave të Punëve të Jashtme dhe përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, Ministri Osmani u fokusua në situatat me të cilat po përballet Organizata dhe në sfidat e sotme politike dhe ato të sigurisë.

“Thonë se OSBE-ja është në udhëkryq. Unë besoj se rruga e duhur përpara është që t’i mundësojmë OSBE-së të funksionojë me kapacitetin dhe vullnetin e saj të plotë për të reflektuar, në dobi dhe mbështetje të qytetarëve të rajonit të OSBE-së. Organizata të vazhdojë t’i shërbejë qëllimit të themelimit të saj, duke ofruar vlera dhe parime relevante, si themel i sigurisë kooperative evropiane dhe platformë për dialog, si mjet për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve”, tha Osmani.

Në margjinat e takimit, Osmani u takua sot me Viktoria Nuland, nënsekretare për çështje politike, në Departamentin e Shtetit, gjatë së cilës paralajmëroi koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara gjatë kryesimit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me organizatën në vitin 2023.

Osmani nesër do ta udhëheq seancën e tretë plenare të takimit, në cilësinë e kryesuesit të ardhshëm të OSBE-së

Related posts

Stojmenov: Zaev ma bllokoi ndërtimin e hotelit përballë Beko-s, kishte presion ta shesë më lirë

e-max

VMRO i përgjigjet me kundër-tablo LSDM-së: Akademia shtetërore kriminale

e-max

Me zero tolerancë dhe luftë pa kompromis kundër trafikimit me njerëz

e-max