GazetaMax
Lajme

Gjykata Kushtetuese nuk inicon procedurë as për Talat Xhaferin as për Artan Grubin

Gjykata Kushtetuese i hodhi poshtë iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë.

“Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi rrëzimin e iniciativës me të cilën u kontestua vendimi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit deri më 02 maj 2017, sepse ai vendim nuk ka karakter rregulloreje, por bëhet një zgjedhje konkrete me atë. Neni 110 i Kushtetutës thotë qartë se Gjykata Kushtetuese vendos për pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën dhe për pajtueshmërinë e rregulloreve të tjera dhe marrëveshjeve kolektive me Kushtetutën dhe ligjet, informoi në konferencë për shtyp zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska.

Gjykata vendosi të mos inicojë procedurë edhe për nenet e Rregullores së Qeverisë që i referohen zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë përgjegjës për koordinimin e çështjeve politike të dikastereve, sepse konsiderohet se kjo metodë rrjedh nga dispozitat e Ligjit për Qeverinë, dhe në këtë rast që është duke u zhvilluar edhe me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

Related posts

Mashtronte qytetarët duke iu ofruar shërbime me pagesë

Gazetamax.mk

Rikthimi i Alternativës në Qeveri, Ismaili: “Në politikë dhe në dashuri kurrë mos thuaj kurrë!”

Gazetamax.mk

Gjobiten 92 shoferë në Shkup, 38 për ngasje të shpejtë

Gazetamax.mk