GazetaMax
Lajme

Osmani: OSBE-ja nis një iniciativë të re kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Avancimi dhe fuqizimi i mekanizmave për parandalimin e korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor është ndër prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut në OSBE, tha në intervistë për Sitel, kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

OSBE do të mbështesë krijimin e një mekanizmi rajonal për parandalimin e korrupsionit në vendet e rajonit.

“Ne kemi veçuar tre prioritete për Ballkanin Perëndimor: pajtimin, luftën kundër korrupsionit dhe ndryshimet klimatike në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Ideja është të krijohet një mekanizëm rajonal që do ta mbështetë OSBE dhe që do të krijojë gjithashtu sinergji në bashkëpunimin ndërmjet shteteve në luftën kundër korrupsionit. Krijimi i mekanizmave të rinj, konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme etj. Pra, edhe pse OSBE-ja në përgjithësi ka një mandat që ta trajtojë këtë çështje në kuadër të dimensionit të dytë, madje edhe brenda kornizës së dimensionit të tretë, ne duam të fokusohemi në këtë çështje në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë se pajtimi apo mospajtimi në rajon dhe korrupsioni janë dy problemet më të mëdha dhe këtu duhet të fokusohemi”, tha Osmani.

Related posts

Mikpritje e ngrohtë për Emir Sulejmani në L’Aquila, bashkëbisedim me mërgatën shqiptare në Itali

Gazeta Max

Mexhiti: Ne nuk jemi zagarë, jemi shqiptarë me dinjitet

Gazeta Max

Filloi para regjistrimit të nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor 2022/2023 në “ Jahja Kemal “

Gazeta Max