GazetaMax
Lajme

Osmani prezanton prioritetet gjatë kryesimit me OSBE-në gjatë vitit 2023

Shkup, 27 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Kuvend i prezantoi prioritetet e kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vitin 2023.

Siç kumtoi MPJ-ja, në takim pune me Delegacionin e Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Osmani i prezantoi prioritetet kornizë, si dhe sfidat që priten gjatë implementimit të tyre, duke pasur parasysh rastet komplekse politike dhe të sigurisë me të cilat ballafaqohet rajoni i Organizatës.

“Vendet e vogla rrallë kanë shansin e këtillë për tu shfaqur në skenë të madhe. Kjo është një mundësi e madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhë kur rajoni i OSBE-së po përballet me një nga kërcënimet më të mëdha të sigurisë. Ky është projekt me rëndësi shtetërore dhe paraqet njohje të përpjekjeve tona për reforma në vend dhe të politikës sonë të jashtme proaktive, si aktor i besueshëm dhe i përgjegjshëm në rajon dhe më gjerë. Kjo u konfirmua në Këshillin e Ministrave në Tiranë në vitin 2020, kur me konsensus, me mbështetjen e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, na u besua mandati të jemi krye të Organizatës në vitin 2023”, tha Osmani.

Ai tha se qëllimi prioritar i MKD OSBE 2023 është të kontribuojë në përpjekjet dhe proceset për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në rajonin e OSBE-së në bazë të parimeve dhe vlerave të Organizatës, të rrezikuar seriozisht nga agresioni ushtarak në Ukrainë.

Qëllimi i kryesimit, siç theksoi ai, është që të inicojë procese që do të fokusohen te njerëzit, qytetarët e vendeve pjesëmarrëse, veçanërisht te ata që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje. Pjesa më e madhe e prioriteteve, tha Osmani, ka të bëjnë me tema të gjëra tradicionale që gjenden në agjendën e OSBE-së ndër vite dhe të gjitha kanë një lloj lidhjeje me sigurinë në përputhje me profilin e Organizatës.

Shefi i Delegacionit të Kuvendit në AP të OSBE-së, deputeti Igor Janushev, tha se kryesimi i OSBE-së është padyshim angazhim shumë serioz, zbatimi i suksesshëm i të cilit paraqet interes të përbashkët.

Janushev theksoi se ne si Kuvend kemi obligime gjatë kryesimit tonë me OSBE-në. Ai shtoi se, menjëherë para mbajtjes së Këshillit Ministror të OSBE-së në dhjetor, Kuvendi ka obligim të organizojë mbledhjen e Byrosë së AP të OSBE-së.

Kuvendi, siç tha Janushev, që nga viti 1993, merr pjesë aktive në punën e AP të OSBE-së e cila është e vetmja organizatë parlamentare në strukturën e Organizatës dhe luan rolin e lidhjes vitale ndërmjet pjesës qeveritare të OSBE-së dhe deputetëve të cilët janë të zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët.

“Ka bashkëpunim të frytshëm ndërmjet parlamentit tonë dhe misionit të OSBE-së në Shkup, me qëllim të forcimit të pavarësisë parlamentare, funksionit mbikëqyrës dhe rolit demokratik, si dhe promovimit të aktivitetit gjinor”, tha Janushev

Related posts

Ahmeti i pranishëm në vendosjen e gurrëthemelit të shtatores së heroit, Ramiz Cërnica

Gazetamax.mk

Milevski: Ambasadori rus nëse ka një gram ndërgjegje, duhet të largohet nga vendi

Gazetamax.mk

Bazuar mbi ngjarje të vërtetë/ “Gjaku i martirëve të kombit” vihet sërish në skenën e Amfiteatrit të Liqenit 19/05/2023 13:27

Gazetamax.mk