GazetaMax
Lajme

Osmani – Putraj: Bashkëpunim me Hesen dhe mbështetje për eurointegrimet

Shkup, 31 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Lusija Putrih, ministren shtetërore për çështje federale dhe evropiane të Rajonit Hesen në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në fokus të bisedimeve ishin perspektivat për bashkëpunimin e ardhshëm me Rajonin e Hesenit sipas modelit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, të cilin Maqedonia e Veriut e zhvillon me rajonet gjermane të Bavarisë dhe Rajnës Veriore – Vestfalisë. Përveç dialogut politik, theks i veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ekonomiko-financiar, duke pasur parasysh se Hessen është qendër bankare në Republikën Federale të Gjermanisë dhe Evropë.

“Presim që bashkëpunimi me Rajonin Hessen ta pasurojë bashkëpunimin tonë të përgjithshëm me Gjermaninë, që është partneri ynë më i rëndësishëm politik dhe ekonomik, por edhe aleati ynë më i madh gjatë tri dekadave të fundit”, nënvizoi ministri, Osmani.

Në takim, Ministrja e Shtetit për Çështje Federale dhe Evropiane e Rajonit Hessen u njoftua edhe me reformat e zbatuara dhe aktivitetet të cilat i ndërmerr Republika e Maqedonisë së Veriut, me theks në skriningun aktual në kuadër të Bashkimit Evropian e në drejtim të rrumbullakimit të anëtarësimit në Union. Në këtë kontekst, Osmani e falënderoi Gjermaninë si mbështetëse e zëshme e prioriteteve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, dhe veçanërisht për rolin e Gjermanisë si mbrojtëse e Procesit të Berlinit, e cila është forcë lëvizëse e Agjendës evropiane në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja shtetërore për çështje federale dhe evropiane e Rajonit të Hssenit, Lucia Putrih, iu referua mundësive për bashkëpunim të ndërsjellë ekonomik, njëherit, duke siguruar se mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për proceset eurointegruese të vendit tonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut ka arritur progres të madh në këtë plan.

Në takim u diskutua edhe për tema të tjera aktuale ndërkombëtare, mes të cilave, rreziqet politike, të sigurisë dhe ato ekonomike, si pasojë e invazionit rus ndaj Ukrainës, rolin e NATO-s në Evropë, si dhe bashkëpunimin multilateral, me theks në kryesimin e ardhshëm të vendit tonë me OSBE në vitin 2023.

Related posts

Vendi me rritjen ekonomike më të ulët në rajon

Gazetamax.mk

Këtë javë do të mësohet cilat produkte do të lirohen, rryma nuk shtrenjtohet nga 1 janari

Gazetamax.mk

E premtja, 6 janari, ditë jo pune për besimtarët ortodoks

Gazetamax.mk