GazetaMax
LAJME

Osmani: Raporti i KE-së na motivon të vazhdojmë me ritmin e njejtë edhe vitin e ardhshëm

Shkup, 13 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në profilin e tij në Fejsbuk e theksoi avancimin e vendit lidhur me politikën e jashtme, që është konfirmuar me notën më të lartë në raportin e Komisionit Evropian.

“Nota më e lartë – shumë mirë – në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e arritur në politikën e jashtme, fillim i negociatave me BE-në si një moment historik i cili shënon fazë të re në procesin e anëtarësimit të vendit,
harmonizim të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, partner i dëshmuar kredibil dhe i orientuar në mënyrë strategjike ndaj parimve dhe vlerave themelore të BE-së, kontribut i rëndësishëm në marrëdhëniet dhe iniciativat rajonale”, potencoi ministri në Fejsbuk, duke theksuar se ky rezultat e vlerëson punën e tyre, që është një motiv për të vazhduar me të njëjtin ritëm edhe vitin e ardhshëm për Kryesimin e OSBE-së, Kryesimin me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, si dhe Kryesimin me SHBA – Karta e Adriatikut – A5.

Related posts

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

e-max

Osmani takon Hofrajter dhe Plotner, riafirmohet mbështetja evropiane për Maqedoninë

e-max

Mariçiq: 23 maji është simbol për kontributin shoqëror dhe kulturor të vllehëve

e-max