GazetaMax
LAJME

Mariçiq: 23 maji është simbol për kontributin shoqëror dhe kulturor të vllehëve

Shkup, 23 maj – Vllehët janë pjesë përbërëse e shoqërisë sonë multietnike, me kontribut të rëndësishëm shoqëror dhe kulturor, në shtetin bashkëkohor të Maqedonisë së Veriut dhe janë pjesë përbërëse nga e kaluara, e tanishmja dhe ardhmëria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi sonte zëvendës-kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalimin në Akademinë solemne për nder të Ditës kombëtare të vllehëve – 23 Maji.

Sipas tij, dallimet kulturore janë arma jonë më e fuqishme, me të cilën me dekada po mbrohemi nga idetë retrograde, ndërsa Maqedonia e Veriut është vend i cili çdoherë ka qenë simbol i dallimeve dhe një nga shembujt më të mirë për kultivimin e dallimeve kulturore, ndërtimin e kohezionit social dhe multikulturalizmit në “një shoqëri për të gjithë”.

Vllehëve, zëvendës-kryeministri Mariçiq u porosity që t’a ruajnë gjuhën e tyre, identitetin dhe trashëgiminë kulturore, të cilat janë pjesë e pashmangshme nga mozaiku multietnik i vendit dhe të mbeten të përkushtuar si edhe deri tani ndaj shtetit të tyre dhe bashkësisë së tyre, pasi mirëqenia dhe prosperiteti i shtëpisë sonë të përbashkët varet nga të gjithë ne.

Related posts

Nis inspektimi tek drejtorët në Klinika e Spitale, Kovaçevski dhe Sali: Do shkarkojmë secilin që vjedh

e-max

Rebalanci i buxhetit, do të shkurtohen edhe 100 milionë euro

e-max

Hepatiti i ri që prek fëmijët, zbulohet edhe në Greqi, sa jemi të rrezikuar ne?

e-max