Shkup, 16 qershor – Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në përgjigje të pyetjes nëse është i njoftuar me propozimin francez për heqjen e vetos nga ana e Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut dhe a ka qëndrime konkrete, tha se së pari duhet të shohim propozim të harmonizuar nga të gjitha vendet anëtare dhe të japim përgjigje për pozicionin tonë në propozimet e tilla.
“Së pari duhet të shohim propozim të harmonizuar nga të gjitha vendet anëtare dhe të japim përgjigje për pozicionin tonë për propozimet e tilla. Ne jemi edhe në koordinim të brendshëm, pozicioni ynë është se do të komentojmë dhe do të japim qëndrimet tona pasi propozimi do të dorëzohet në mesin e vendeve anëtare ose do të komentojmë qëndrim që do të ketë mbështetje nga të gjitha vendet anëtare, mendoj se kjo është mënyra më e drejtë që të komunikojmë”, theksoi Osmani në konferencën për media në Ohër para fillimit të Forumit të Prespës për Dialog.
Sipas Osmanit, nuk është inkurajuese skena politike në Bullgari, por, tha, ne e ndjekim rrugën të cilën e trason presidenca franceze.
“Nëse Franca vlerëson se kjo situatë e brendshme në Sofje lejon që ata të vazhdojnë me hapa të tjerë që të kapet ky tren në qershor, ne duhet të jemi pjesë e këtij procesi kur do të ketë qëndrim të koordinuar nga të gjitha anëtaret e BE-së. Ne të përgatitur që t’i vazhdojmë bisedimet, por presim propozim që është i unifikuar nga të gjitha vendet anëtare”, tha Osmani.
Në pyetjen e gazetarëve pse në Forum nuk ka përfaqësues nga Bullgaria, ai tha se është e kuptueshme që nuk ka pjesëmarrës nga Sofja për shkak të situatës së tyre politike të ndërlikuar të brendshme.
“Në këtë fazë duhet të konfirmohet nëse ka vullnet politik që të gjendet zgjidhje. Nëse e definojmë këtë në këto ditë, do të vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Gjatë kësaj fundjave kemi realizuar progres në bisedimet, konsideroj se gjatë ditëve të fundit presidenca franceze duhet ta marrë timonin dhe të na thotë nëse ka hapësirë për ndonjë angazhim thelbësor dhe nëse do të shkojnë në hap të ardhshëm”, tha Osmani.
Ministri përsëriti se ai nuk do të hiqte dorë për zgjidhje të mundshme në qershor, por presim drejtim nga presidenca franceze në ditët në vijim.
Në konferencën për media para fillimit të Forumit të Prespës, Osmani tha se në edicionin e dytë të Forumit të Prespës për Dialog konfirmohet qëllimi ynë i vendosur vitin e kaluar që ky forum ndërkombëtar të rritet në platformë të ndërtimit të urave, tejkalimin e stereotipave dhe afrimin e popujve.
Maqedonia e Veriut me Forumin e Prespës për Dialog e konfirmoi vendin e saj në hartën e bashkësisë ndërkombëtare si partner serioz në iniciativa të këtilla ndërkombëtare.
Franca sot do ta dorëzojë propozimin zyrtar për heqjen e vetos drejt Maqedonisë së Veriut, ndërsa siç paraprakisht informuan mediat bullgare, kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov pas kësaj në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.