GazetaMax
Ballina

Otiti, dhimbja e veshit tek fëmijët

Sigurisht dhimbja e otitit është ndoshta më e forta e provuar ndonjëherë për një fëmijë me shëndet të mirë dhe ndonjëherë otiti mund të çojë në komplikacione të tilla, si vrimë të daulles së veshit (e cila shërohet spontanisht pas disa ditësh) dhe madje edhe mastoidit, një infeksion që ndonjëherë mund të zgjidhet vetëm pas një operacioni të vogël kirurgjikal.

Çfarë është otiti dhe pse prek kryesisht fëmijët?

Fëmijët më të vegjël kanë tubin e Eustakit (tub që lidh pjesën e prapme të hundës me veshin) të ngushtë, më të shkurtër dhe me kënd me horizontal se sa të rriturit, prandaj, është më e lehtë që viruset ose bakteret e pranishme në fyt ose në pjesën e prapme të hundës, për shkak të një gripi ose viroze, mund të ngjiten duke arritur në “veshin e mesëm”. Veshi i mesëm është një hapësirë e vogël me madhësinë e një kokërr groshe, e cila ndahet me ambientin e jashtëm nga membrana timpanike ose daullja e veshit (e cila vibron dhe transmeton informacione në tru me anë të tre kockëzave të vogla, çekiçi, kudhra dhe yzengjia). Pasi arrijnë në veshin e mesëm, bakteret shtohen duke shkaktuar prodhimin e qelbit, i cili mbush hapësirën dhe shtyn mbi daullen e veshit, duke shkaktuar dhimbje të rënda dhe nëse otiti është veçanërisht i fortë ose jo i trajtuar menjëherë, mund të krijojë një perforacion të vogël në daulle.

Vetëm pediatri ose specialisti ORL mund të diagnostikojnë me siguri infeksionin e veshit, sepse nëpërmjet otoskopit ose mikroskopit (instrument i pajisur me dritën dhe zmadhimin e duhur për të inspektuar daullen) shohin daullen e veshit. Nëse shihet e kuqe dhe e inflamuar, apo edhe e shpuar, zakonisht parashikohet një kurë me antibiotikë për rreth 7-10 ditë, duke bërë të mundur asgjësimin e bakterieve dhe shërimin e otitit.

Megjithatë disa specialistë, duke qenë se pasi 20 % e infeksioneve të veshit janë të shkaktuara nga viruset dhe jo nga bakteret (dhe kundër viruseve antibiotikët janë të padobishme ), preferojnë të presin për 48 orë, duke u kujdesur për foshnjën vetëm me qetësues të dhimbjes (zakonisht paracetamol) dhe vetëm nëse infeksioni nuk zhduket, atëherë përshkruajnë antibiotikë, efekti i të cilit është shumë i rëndësishëm. (Spitaliamerikan.com)

Related posts

Einxhel gjen menjëherë zëvendësuesin e DJ Dagzit

Gazetamax.mk

Reealt lanson këngën e re

Gazetamax.mk

Nora e Roberti bëhen bashkë në Paris

Gazetamax.mk