GazetaMax
LAJME

Oxhaklieska: Fokusi duhet të na jetë në ndërmarrjen e masave parandaluese për mbrojtje nga katastrofat natyrore

Athinë, 22 tetor – Nevojën e parandalimit në përballjen me katastrofat natyrore, por edhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në shkëmbimin e përvojave i theksojnë, në bisedën me korrespondenten e MIA-s nga Athina, zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska dhe koordinatori kombëtar për implementimin e Platformës kombëtare për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat dhe person i kontaktit në zyrën përkatëse të KB-ve, Zoran Petrov pas pjesëmarrjes së tyre në takimin ministror kushtuar “Uljes së rrezikut nga katastrofat në Mesdheun lindor”.

Në konferencën e djeshme në Athinë në kuadër të Dialogut për udhërrëfyesin e Kombeve të Bashkuara për uljen e rrezikut nga katastrofat, në organizim të Ministrisë së krizës klimatike dhe mbrojtjes civile të Greqisë në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për uljen e rreziqeve nga katastrofat, morën pjesë dhe diskutuan delegacione nga 14 vende, në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut.

“Porosia e cila dërgohet nga ky takim ministror është se duhet t’i orientojmë politikat në veprimin parandalues, në vend të qasjes së deritanishme kur japim përgjigje pasi të ndodhë katastrofa natyrore. Prandaj është me rëndësi të organizohen trajnime para kohe, të investohet në infrastrukturë në mënyrë që të jemi të përgatitur për të zbutur ose për të ulur rrezikun nga shfaqja e katastrofave natyrore. Prandaj, fokusi duhet të na jetë në ndërmarrjen e masave parandaluese për mbrojtje nga katastrofat natyrore”, shprehet zëvendësministrja Oxhaklieska.

Me qëndrim identik është edhe koordinatori kombëtar Petrov, i cili njëherësh është edhe person i kontaktit i zyrës së Kombeve të Bashkuara për uljen e rreziqeve nga katastrofat dhe thekson se është i nevojshëm edhe parandalim, por edhe strategji kombëtare.

“Ajo që mund të nxirret si konkluzion është se sa më shumë që pritet, aq më shtrenjtë do të kushtojnë pasojat nga kjo dhe konkluzioni i dytë jashtëzakonisht i rëndësishëm është se parandalimi i katastrofave, duhet të udhëhiqet në bazë të strategjive kombëtare, nuk duhet të jenë në bazë të strategjive ad hok, për shembull, bërjen e digave ose blerje të automjeteve zjarrfikëse, por të konceptohet në përputhje me kërcënimet para gjithë këtij rajoni dhe të investohet në atë për mbrojtjen e qytetarëve”, shprehet Petrovi.

Në fokusin e takimit ministror, mes tjerash ishte edhe nevoja e ekzistimit të bashkëpunimit rajonal, diçka që e theksojnë për MIA-n edhe Oxhaklieska edhe Petrovi.

Zëvendësministrja shprehet se kjo ngjarje është “mësa e nevojshme për shkak të nevojës së bashkëpunimit dhe koordinimit në veprimin dhe koordinimin e aktiviteteve për përballje me ndryshimet klimatike”.

“Ndryshimet klimatike janë të lidhura ngushtë me katastrofat natyrore dhe të gjithë i ndajmë përvojat dhe problemet e njëjta me të cilat përballemi dhe prandaj konsideroj se zgjidhjet duhet t’i gjejmë bashkërisht. Gjatë krijimit të politikave për përballje me katastrofat natyrore dhe zbutjen e ndikimeve të ndryshimeve klimatike, është i domosdoshëm bashkëpunimi rajonal dhe gjithsesi shfrytëzimi i njohurive të profesionit shkencor me qëllim që politikat e krijuara të mund të jenë më efektive, efikase dhe të japin përgjigje më të mirë ndaj problemeve me të cilat përballemi”, theksoi Oxhaklieska.

“Një nga problemet, një nga kërkesat që u theksua është se duhet të rritet bashkëpunimi rajonal meqë katastrofat nuk njohin kufij, nuk njohin vendbanime dhe se mënyra e vetme për të përmirësuar i gjithë procesi parandalues i mbrojtjes është që të bashkëpunojë maksimalisht dhe të investohet në atë infrastrukturë përkatëse e cila në periudhë afatgjate do të mund të paraqesë njëfarë sigurimi të njerëzve dhe të mirave materiale”, shprehet Petrovi, i cili si raportues mori pjesë në njërën nga tre punëtoritë që kishte të bëjë me uljen e rreziqeve nga zjarret që e përfshin Mesdheun.

Gjatë takimit ministror, zëvendësministrja Oxhaklieska u përqendrua në mundësinë e ndarjes së përvojave, identifikimit të zgjidhjeve dhe forcimin e momentit politik dhe angazhimeve për përballje me rreziqet dhe ndikimet nga temperaturat ekstreme, valët e ngrohtit dhe zjarret pyjore, duke përshpejtuar në të njëjtën kohë implementimin e Kornizës së Sendajit në rajonin.

Në margjinat e konferencës, realizoi takim bilateral me përfaqësuesen speciale të sekretarit të përgjithshëm të KB-ve për uljen e rrezikut nga katastrofat Mami Mizutori, ndërsa në takimin, siç u shpreh Oxhaklieska, janë marrë vesh se nevojitet bashkëpunim dhe punë e përkushtuar e përballjes me ndikimin në ndryshimet klimatike.

Ministri i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile i Greqisë Hristos Stilianidis i cili së bashku me Mizutorin ishin organizatorë të takimit ministror, tha se “nuk ka dyshim se kriza klimatike është këtu dhe kjo më nuk është fake news” duke theksuar se “perceptimi i ri nuk mbështetet vetëm në represaljen, por edhe në tre pikat: parandalim, përgatitje/gatishmëri dhe rezistencë”.

Përfaqësuesja e posaçme e sekretarit të përgjithshëm të KB-ve për uljen e rrezikut nga katastrofat Mami Mizutori potencoi se është me rëndësi që takimi mbahet dy javë para Konferencës së Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike COP27, meqë “nevojiten zgjidhje dhe aktivitete”.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan edhe për kumtesën e përbashkët me propozime dhe iniciativa që do të publikohet menjëherë sapo të jetë e finalizuar.

Takimi ministror i vendeve të Mesdheut lindor u mbajt në kuadër të Dialogut për udhërrëfyesin e Kombeve të Bashkuara për uljen e rrezikut nga katastrofat, ndërsa e organizoi Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile e Greqisë në bashkëpunim me Zyrën e KB-ve, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Egjipti, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina, Franca, Izraeli, Italia, Kroacia, Qiproja, Libani, Mali i Zi, Palestina, Rumania dhe nikoqiri Greqia, si dhe përfaqësues nga Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe Bashkimit për Mesdheun.

Vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut u miratua Strategji kombëtare për aksion klimatik, ndërsa në rrjedhë është përpilimi i Ligjit për aksion klimatik, derisa, nga ana tjetër, përmes këtyre dokumenteve, vendi duhet t’i përfshijë ndryshimet klimatike në të gjitha politikat relevante sektoriale.

Ndryshimet klimatike, po ashtu, janë vendosur si prioritet në Planin hapësinor të shtetit që është në fazën fillestare të përpilimit.

Related posts

Drejtori i NP “Rrugët dhe rrugicat” Saidi bashkë me Arsovskën në krye të detyrës

e-max

NP “Parkingu i Qytetit – Shkup”, kryen përmirsimin dhe modifikimin e sistemit të pagesave tek “Spitali i Qytetit”, kartat e barkodit zëvendësohen me kartela elektronike

e-max

Kriza energjetike ndikon edhe në ndotjen e ajrit

Hartimi i Planit të Ri kombëtar për Menaxhimin me Kualitet 2023 -2025

e-max

Xhaferi – Fajon: Qëllimi real është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030

e-max

Një fëmijë nga Shkupi vdes në aksidentin mes dy veturave dhe një motoçiklete

e-max