GazetaMax
LAJME

Pa rrymë nesër një pjesë e Larposh, Gazi Babë dhe Saraj

Shkup, 18 shtator – Pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik distributiv, nesër pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve në disa komuna të Shkupit.

Siç paralajmëruan nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza në Shkup, pas njoftimit të marrë nga EVN, në Komunën e Karposhit, pa rrymë prej orës 08:30 deri në orën 14:30, do të jenë shfrytëzuesit nga objektet afariste dhe joekonomike në rajonin e : Nerezit të Epërm, Nerezit të Mesëm, një pjesë e fshatit Krushopek, Etno Fshatit dhe dhe Teleferiku dhe RTV transmetuesit në Vodno.

Prej orës 09:00 deri në orën 11:00, rrymë nuk do të kenë shfrytëzuesit nga rr. Skupi në pjesën rreth pompës së benzinës – Top Trejd dhe qarkores për në Bardovc.

Në Komunën Gazi Babë prej orës 9:00 deri në orën 13:00, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “Finska” na nr. 181 deri në nr. 185 dhe nga nr. 190 deri në nr. 222.

Prej orës 9:00 deri në orën 14:00, rrymë nuk do të kenë shfrytëzuesit nga fshati Shishovë, një pjesë e fshatit Gllumovë, fshati Matkë dhe HEC Matka, Komuna e Sarajit. 

Related posts

Për investime në “pikë-pikë” dhe puseta do të nënshkruhen 322 marrëveshje në vlerë prej 75 milionë denarëve

e-max

Mickoski: Punëtorët të nënçmuar

e-max

Nuredini: Kanioni i Matkës mund të bëhet destinacion kryesor eko-turistik

e-max