GazetaMax
Lajme

Mickoski: Punëtorët të nënçmuar

Shkup, 1 Maj – Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski u ka uruar 1 Majin të gjithë punëtorëve në vend. Në shkrimin e tij në rrjetet sociale, Mickoski ka thënë se punëtorët në Maqedoni këtë vit janë të poshtëruar dhe zhvlerësuar, se jeta që u është premtuar atyre u është kthyer në mjerim dhe përditshmëri të pashpresë, duke menduar se si do ja dalin deri në fund të muajit.

Kreu i opozitës maqedonase shkruan se “jemi dëshmitarë të kërcënimeve, presioneve ndaj sindikatave dhe punëtorëve të vendit dhe pengim të së drejtës për grevë të garantuar me Kushtetutë. Me rastin e 1 Majit, ka shkruar edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall kasami, i cila thotë se në vendin tonë punonjësit nuk marrin pagat e merituara, andaj janë angazhuar në mbështetje të sindikatave të cilat kërkojnë të drejta më të mëdha për punëtorët.

Related posts

Xhaferi në takim me revizorët shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

Gazeta Max

Në Tabanoc kapet stoli ari me vlerë gati 19 mijë euro, ishin fshehur nëpër pampersa

Gazeta Max

Ndërpritet prurja e ujit nga ujësjellësi i ri në Tetovë, uji mund të pihet

Gazeta Max