Nêse mendoni se hitet nê duete kanê ardhur tashmë e keni gabim, pasi një super bashkëpunim pritet tê dalë nga ” furra ” e që do ta djegê krejt verën.
Fjala është për këngëtarët Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj të cilët kanë bashkuar forcat dhe shumë shpejt sjellin një super këngë që do të quhet “Pa të pa”.
Madje edhe klip të tillë me pamje xhiruar në vendet më të bukura e piktoreske në Mal të Zi nuk keni parë ende.
Mësojmë se Cricket Music është producenti dhe arranzhmani i këngês, me melodi nga Alien, Cricket beati nga po Cricket, teksti nga Alien dhe Cricket, muzika nga vetë treshja Ermali, Davidi dhe Chricket, Mix Master nga Lorenc Aliaj ( Avaxus) dhe vetë Cricket.
Videoklipi xhiruar mjaft bukur nga Mars Studio ( Endrit Rrahimi ) ku ne ju sjellim disa foto nga sheshxhirimi. Kënga dhe klipi do të jetë e publikuar në të gjitha platformat ndërsa vetë producent enzekutiv është David Dreshaj dhe menaxhmenti i tij.
Bëhuni gati që ta shijoni hitin e verës që po vjen mga dushja që din të sjellë vetëm hite Ermal Fejzullahu dhe David Dreshaj.
https://www.instagram.com/daviddreshajofficial/reel/DKAIZT_s7Z4/