GazetaMax
Lajme

Pagesat për bursat e nxënësve dhe studentëve deri në fund të janarit

Shkup, 20 janar – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se pagesat për bursat e nxënësve, bursat e studentëve brenda dhe jashtë vendit dhe racionet e subvencionuara të studentëve do të realizohen brenda javës së ardhshme.

Si njofton MASH, baza e pagesës është miratimi i Programit për realizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë në standardin e studentëve për vitin 2023 dhe Programin për realizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë në standardin e nxënësve për vitin 2023, të cilat tanimë janë dorëzuar deri te komisionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Programet do të miratohen në seancën e ardhshme të Qeverisë, në bazë të të cilit program-MASH-i do të shlyejë të gjitha detyrimet e papaguara financiare të nxënësve dhe studentëve.

Related posts

Osmani e nis fjalimin në italisht në 30 vjetorin marrëdhënie diplomatike me Italinë

Gazeta Max

Mucunski – Rubio: Diskutohen mundësitë për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë

Gazeta Max

Analistët: Nëse VMRO-DPMNE mbron interesin shtetëror, duhet të votojë për ndryshimet kushtetuese

Gazeta Max