GazetaMax
Lajme

Pajisje medicinale që kushton mbi 61 mijë euro donacion nga Turqia për spitalin klinik të Tetovës

Shkup, 9 nëntor – Spitali klinik në Tetovë mori donacion të pajisjeve medicinale në vlerë prej tre milionë e 700 mijë denarë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Koordinatori i programit të TIKA-s, Halim Omer Sogut sot pajisjet ia dorëzoi udhëheqësisë së spitalit.

“TIKA ka zbatuar rreth 30 projekte në sektorin shëndetësor në qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut. Me pajisjet e siguruara medicinale është rritur kapaciteti i Repartit për Kirurgji Torakale i cili siguron shërbime për Tetovën dhe rajonet përreth. Shpresojmë se projekti ynë do të kontribuojë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Halim Omer Sogut.

Reparti për Kirurgji Torakale mori pajisje e cila përbëhet nga pompa e infuzionit, bronkoskop fleksibil, aparat mobil për EHO, infuzmat, perfuzor, aspirator për sallë operacioni, tre aspiratorë të vegjël, dy aparate për drenazhe torakale.

“Në këto kushte dhe rrethana në krizë të përgjithshme ekonomike, kjo është një përpjekje shumë e rëndësishme nga ana e popullit turk dhe e udhëheqësisë së TIKA-s për të na dhënë këtë lloj mbështetjeje në formën e aparaturave për Spitalin tonë Klinik. Me këtë hap, por edhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, shpresojmë se hap pas hapi do ta ngremë nivelin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në institucionin tonë”, deklaroi Amir Elezi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali theksoi se pajisja është investim i rëndësishëm për përforcimin e repartit për kirurgji torakale.

“Njëherësh edhe për përmirësimin e shërbimit shëndetësor për pacientët në këtë spital që ofron shërbime për mbi 150 mijë në rajonin veriperëndimor. Në periudhën e kaluar spitali ka marrë monitorë për repartin e terapisë intensive, aparatura të reja për diagnostikim EHO, pajisje për oftalmologji dhe kemi iniciuar zgjerimin e aktivitetit të spitalit për kryerjen e specializimit-konsultave në fushën e kirurgjisë torakale”, deklaroi Bekim Sali.

Në të ardhmen Reparti për Kirurgji Torakale duhet të fillojë të funksionojë në hapësira të reja në katin e dytë nga Qendra e re për Diagnostikë Urgjente në rrethin e spitalit

Related posts

Çfarë bëri Zaev, pse iku, dhe a u pasurua gjatë mandatit të tij në krye të Qeverisë?

Gazetamax.mk

Gjorçev: Klubi bullgar do ishte një urë miqësie nëse do merrte emrin e njerëzve me kapacitet të padiskutueshëm demokratik

Gazetamax.mk

Shkakton aksident trafiku dhe ikë, tre kosovarë e sulmojnë fizikisht

Gazetamax.mk