GazetaMax
Lajme

Pajisje të re në SHA MEPSO – fillon digjitalizimi i rrjetit të përçimit

Shkup, 1 nëntor – Përçim i shpejtë, stabil dhe i saktë i të dhënave, furnizim pa pengesa të energjisë elektrike dhe minimizim të rrezikut nga çfarë do ndërprerje gjatë përçimit në rast të avarive ose kushteve të këqija të motit, do të mundësojë pajisje më të re të telekomunikimit për SHA MEPSO që prej sot do të vendoset në funksion.

Me këtë zgjidhje bashkëkohore, siç u tha në ngjarjen me këtë rast, MEPSO e fillon procesin e digjitalizimit të rrjetit të përçimit.

Bëhet fjalë për projekt në vlerë prej rreth pesë milionë euro, nga të cilat 2.9 milionë janë mjete nga BERZH-i, ndërsa pjesa tjetër nga SHA MEPSO.

“Pajisja është bazë për marrjen e të dhënave në kohë dhe me këtë zgjidhje MEPSO e fillon procesin e digjitalizimit të rrjetit të përçimit. Me këtë teknologji më moderne, do të arrihet përdorimi familjar dhe efikas i fibrave optike të integruara në linjat e transmetimit dhe do të sigurohet enkriptimi dhe mbrojtja e plotë e informacionit që do të transportohet. Në këtë mënyrë sigurohet transmetim i shpejtë dhe i saktë i të dhënave, furnizim i pandërprerë i energjisë elektrike dhe minimizohet rreziku i ndërprerjes së transmetimit të të dhënave në rast të aksidenteve dhe kushteve të këqija atmosferike”, theksoi drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Orhan Murtezani.

Ai përmendi se performanca teknike e pajisjeve të deritanishme, e cila daton nga viti 2004, më nuk ofron opsione të cilat do t’i përgjigjeshin aktivitetit. Për momentin, theksoi Murtezani, për lidhjen e të dhënave përdoren pajisje që nuk kanë më mbështetje nga prodhuesi dhe as nuk prodhohen pjesë këmbimi për të.

Instalimin e pajisjes së re e përshëndeti edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili potencoi se në kushte të krizës energjetike si kjo aktualja, përçimi stabil i të dhënave është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

“Sot patëm mundësi ta shohim zgjidhjen më bashkëkohore për pajisjen e telekomunikimit dhe monitorimin në distancë të stacioneve të transformatorëve në MEPSO. Kjo do të thotë se do të kemi transmetim të besueshëm të energjisë elektrike, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme në kohë krize. Qëllimi është të sigurohet transferim i shpejtë dhe i saktë i të dhënave, shpërndarje e pandërprerë e energjisë elektrike dhe të zvogëlohet rreziku i ndërprerjes në minimum”, theksoi Kovaçevski.

Në inaugurimin e pajisjes pati fjalim edhe përfaqësuesi i BERZH-it, Andi Aranitasi, ndërsa morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, përfaqësues nga kompanitë kontraktore, si dhe udhëheqësia e EMV-së dhe MEPSO-s.

Related posts

Afrim Isufi nga Kumanova rrëfen luftën me arushën: Ja si shpëtova

Gazetamax.mk

Ambasadorja izraelite Frankel për vizitë në Kuvend

Gazetamax.mk

Ndotja e ajrit, Shkupi në krye të listave botërore bashkë me Lahorin, Ulanbator e Mumbai

Gazetamax.mk