GazetaMax
LAJME

Pak në Shutkë, pak në Strugë e pak në shtëpi, Orce Kamçev e përfundoi dënimin me burg

Shkup, 9 nëntor – Biznesmeni Jordan Kamçev është në liri. Gjykata Penale i’a ka lidhur dy dënimet me burg për rastet “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno”, dhe i’a ka ulur dënimin për katër muaj, informon Zhurnal.

Nga dy vite, ai është dashur të qëndrojë në burg një vit e tetë muaj. Përshkak se në dënim i janë llogaritur edhe ditët e kaluara në paraburgim efektiv nga gjithsej 11 muaj dhe koha e kaluar në paraburgim shtëpiak, biznesmeni përfundoi me vuajtjet e dënimit me burg.

Në burgun e Strugës, Kamçev kaloi vetëm katër muaj e gjashtë ditë. Në burgun e Shutkës, ai kaloi një muaj e 17 ditë, e më pas, nëntë muaj e 22 ditë. Gjithsej, ai ka vuajtur dënim me burg një vit dhe tre muaj e gjysmë. Periudhën tjetër e ka kaluar në paraburgim shtëpiak.

Kamçev pranoi fajin në rastin “Perandoria” ku ai gjeti marrëveshje me Prokurorinë. Ai pagoi edhe 5 milion euro. Në rastin “Parcelat në Vodno” ai u dënua me vetëm një vit burg./Zhurnal.mk

Related posts

Nga mesnata lirohen çmimet e karburanteve

e-max

Ambasadorja izraelite Frankel për vizitë në Kuvend

e-max

Nikollovski: Kemi dyfishuar prodhimin e lulediellit për vaj gatimi, Ballkani i Hapur do jetë ndihmë shtesë

e-max