GazetaMax
LAJME

Pamje të reja të djegies së ambasadës suedeze në Bagdad

Qindra protestues sulmuan ambasadën suedeze në Bagdad dhe i vunë flakën asaj, raporton Reuters.

Një burim i agjencisë tha se asnjë punonjës i ambasadës nuk u lëndua, kurse zyrtarët në ambasadën suedeze në Bagdad nuk kanë komentuar ende mbi incidentin.

Protesta u organizua nga mbështetësit e klerikut shiit Muqtada Sadr përpara djegies së pritshme të librit të shenjtë mysliman, Kuranit, në Suedi.

Theksohet se gjëra të tilla në të kaluarën kanë çuar në protesta dhe dënime të gjera në vendet me shumicë myslimane.

Disa video tregojnë tymin që ngrihet nga një ndërtesë në kompleksin e ambasadës.

Reuters thekson se nuk ka mundur të konfirmonte në mënyrë të pavarur autenticitetin e videos.

Po kështu, ende nuk dihet nëse ka qenë dikush në ambasadë në momentin e sulmit.

Related posts

Krisma dhe rrahje me karrige në shtabin e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, shkak punësimet!

e-max

Lambe Alabakovski transferohet në arrest shtëpiak

e-max

Edhe alarmet e sotme për bomba ishin të rreme

e-max