GazetaMax
Lajme

Paraburgim për shkupjanin që vrau nënën dhe gjyshen

Shkup, 12 janar – Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi për të cilin dyshohet se ka kryer dy vepra penale “vrasje”.

Siç informon Prokuroria Publike, gjatë dhunës në familje, në shtëpinë familjare në rrugën “Franklin Ruzvelt”, i dyshuari i ka privuar nga jeta nënën dhe gjyshen e tij, duke iu shkaktuar shumë plagë me thikë.

Personi pasi i ka vrarë, natën mes 10 dhe 11 janarit, është shtrirë që të flinte. Mëngjesin e 11 janarit ka kontrolluar dhe është siguruar se të dyja gratë kanë ndërruar jetë, pas çka ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait të tij me qëllimin që edhe atë ta vrasë. Xhaxhai i tij nuk ishte në shtëpi, pas çka i dyshuari ka shkuar te mjekja amë dhe i ka thënë se i ka vrarë nënën dhe gjyshen e tij.

“Për shkak se ekziston rreziku për arratisje dhe rreziku që i dyshuari të kryejë vepër të re penale me të cilën kërcënohet xhaxhai i tij, prokurori kompetent publik gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkup i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit”, bëhet e ditur në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Related posts

Nëse keni ara dhe nuk i punoni, do të paguani më shumë tatim dhe shteti do t’i japë me qira

Gazetamax.mk

Spitalet plot me fëmijë të infektuar me virus, Rexhepi: Mos i dërgoni fëmijët në shkollë nëse kanë simptoma

Gazetamax.mk

Ruzhin: Me Makronin trajtimi i vendit tonë nuk do jetë si me Merkelin

Gazetamax.mk