GazetaMax
LAJME

LSDM: Prokuroria do të hetojë të gjitha akuzat publike për Mickoskin lidhur me kërcënimet ndaj biznesmenëve

Shkup, 14 qershor – Një biznesmen i njohur prej kohësh dhe kryetar aktual i komunës doli në publik me qëndrime që tregojnë për një veprim të mundshëm kundërligjor të Mickoskit, njoftojnë nga LSDM.

“Një biznesmen i tha publikisht Mickoskit që të ndalonte së kërcënuari, ndërsa kryetari aktual i një komune të Shkupit doli me një qëndrim të ngjashëm se Mickoski po kërcënonte biznesmenë.

Këto, zonja dhe zotërinj, nuk janë aspak pretendime naive, aq më tepër që me aktgjykimin e fundit opinioni pa se çfarë është në gjendje të bëjë VMRO-DPMNE-ja për vjedhjen e parave të qytetarëve.

Prandaj, institucionet kompetente, në radhë të parë Prokuroria Publike duhet të veprojnë, t’i hetojnë këto pretendime dhe në këtë mënyrë të parandalojnë një rast të ri Talir 2 ose Parcelat në Vodno”, thonë nga LSDM.

Related posts

Kovaçevski: Qytetarët duhet të jenë të qetë edhe në aspekt të sigurisë edhe atë ekonomik

e-max

Në Sofje do të nënshkruhen marrëveshje mes muzeve të Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Serbisë

e-max

Ardit Jakupi zgjidhet kryetar i Forumit rinor të BDI për nëndegën Jashtë Vardarit në Tetovë

e-max