GazetaMax
Adrenaline

Pas fitimeve rekord, Man City pritet t’i bëjë disa transferimeve të çmendura në janar dhe verë

Manchester City ka shënuar fitime rekord në vitin e fundit financiar për ta vendosur veten në një pozicion komandues në tregun e transferimeve.
Kampionët e Ligës Premier regjistruan një fitim vjetor prej 75 milionë euro. Fitimet këtë vit janë rritur nga marrëveshjet e lojtarëve, veçanërisht gjatë verës ku ata mblodhën mbi 100 milionë euro nga shitja e Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus, ndërkohë që bënë një shpenzim mjaft modest pavarësisht se sollën qendërsulmuesin më të kërkuar në botë, Erling Haaland.
Të ardhurat u rritën më tej nga fitorja e katërt e titullit të klubit në Ligën Premier në pesë vjet, duke arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, si dhe të ardhurat e tyre më të larta ndonjëherë nga partneriteti.

Kthimi i tifozëve në stadiume pas një sezoni të shkatërruar nga pandemia COVID-19 gjithashtu ka ndihmuar Manchester Cityn që t’i rrisë financat e tyre, ndërsa është bërë skuadra më e vlefshme në histori të futbollit me vlerë mbi një miliard euro.
City ka qenë forca dominuese në elitën e futbollit anglez që kur fitoi titullin e tyre të parë një dekadë më parë dhe shkëlqimi i tyre do të vazhdojë me gjendjen financiare super të shëndetshme të klubit.
Skuadra e tyre është ndoshta e vetmja skuadër në Evropë që nuk ka ndonjë pengesë të dukshme në financa, por mund të vini bast se më shumë emra të mëdhenj do të vijnë në verë, ose ndoshta edhe në janar, me Cityn që synon zëvendësime afatgjata për veteranët e skuadrës si, Ilkay Gundogan, Kyle Walker dhe Riyad Mahrez – të gjithë po i afrohen të tridhjetave.

Related posts

Lamtumirë Barcelonë, Depay po rikthehet në Premierligë

Gazetamax.mk

Tottenham do t’i ofrojë Kane kontratë të re

Gazetamax.mk

Kosova luan ndaj Ishujve Faroe, synohet të mbyllet viti me fitore

Gazetamax.mk