GazetaMax
SPORT

Pas Rrahmanit, do të mungojë edhe një qendërmbrojtës tjetër kosovar

Pas qendërmbrojtësit të Napolit, Amir Rrahmani, i cili u lëndua javën e kaluar kundër Kremoneses dhe pritet të mungojë disa javë tani edhe qendërmbrojtësi tjetër kosovar, Mirlind Kryeziu me gjasë do të jetë jashtë fushave për disa javë.
Sipas mediave zvicerane skuadra e Cyrihut do të duhet të luajë pa Mirlind Kryeziun në xhirot e ardhshme. 25-vjeçari u detyrua të zëvendësohej të dielën kundër Jang Bojsit vetëm pas 15 minutave pasi pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Ai këtë sezon ka luajtur tetë ndeshje në Superligën e Zvicrën dhe ka arritur të shënoi një gol. Në anën tjetër, Cyrihu nuk po kalon momente të mira pasi nga 11 ballafaqimet e para është në pozitën e fundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara.
Gjithashtu, ka mbrojtjen e dytë më të dobët në ligë me 20 gola të pranuara dhe sulmin me më pakti gola të realizuar, gjithsej shtatë.
Kujtojmë se te skuadra e drejtuar nga Bo Henriksen, i cili morri drejtimin e klubit vetëm para pak ditësh luajnë edhe dy futbollistët e tjerë të kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti dhe Donis Avdijaj.

Related posts

Roma afër marrëveshjes me këtë lojtar

e-max

Kulusevski tregon dallimet mes Tottenhamit dhe Juventusit, Allegrit e Contes

e-max

Mourinho: Më vinte turp për lojtarët e mi në pjesën e parë kundër Juventusit

e-max
SPORT

Pas Rrahmanit, do të mungojë edhe një qendërmbrojtës tjetër kosovar

Pas qendërmbrojtësit të Napolit, Amir Rrahmani, i cili u lëndua javën e kaluar kundër Kremoneses dhe pritet të mungojë disa javë tani edhe qendërmbrojtësi tjetër kosovar, Mirlind Kryeziu me gjasë do të jetë jashtë fushave për disa javë.
Sipas mediave zvicerane skuadra e Cyrihut do të duhet të luajë pa Mirlind Kryeziun në xhirot e ardhshme. 25-vjeçari u detyrua të zëvendësohej të dielën kundër Jang Bojsit vetëm pas 15 minutave pasi pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Ai këtë sezon ka luajtur tetë ndeshje në Superligën e Zvicrën dhe ka arritur të shënoi një gol. Në anën tjetër, Cyrihu nuk po kalon momente të mira pasi nga 11 ballafaqimet e para është në pozitën e fundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara.
Gjithashtu, ka mbrojtjen e dytë më të dobët në ligë me 20 gola të pranuara dhe sulmin me më pakti gola të realizuar, gjithsej shtatë.
Kujtojmë se te skuadra e drejtuar nga Bo Henriksen, i cili morri drejtimin e klubit vetëm para pak ditësh luajnë edhe dy futbollistët e tjerë të kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti dhe Donis Avdijaj.

Related posts

Man United kërkon Costan si zëvendësues të De Geas

e-max

I ofrojnë 200 milionë €, presidenti më jetëgjatë në Itali drejt pensionit

e-max

Conte shtyn për transferimin e Zaniolo

e-max