GazetaMax
Ballina

Pas takimit me Ramën/ Grubi: Bashkëpunimi institucional është jetik për të ardhmen e përbashkët europiane

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kolegë tjerë të kabinetit qeveritar kanë takuar delegacionin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Në takimin dypalësh, siç njofton zëvendëskryeministri i parë Grubi, bashkërisht është konstatuar se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë përpara një punë serioze, sepse ka ardhur koha kur do të duhet të arrihen arritje thelbësore në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve, efikasitetin dhe konkurrencën e ekonomive të rajonit në tërësi, gjë që do të çojë në rritjen dhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik rajonal.

“Kënaqësi që bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski mirëpritëm në takim pune Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Bashkëpunimi dhe koordinimi institucional i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë jetike për projektimin e suksesshëm të së ardhmes së përbashkët progresive dhe europiane”, ka deklaruar pas takimit zëvendëskryeministri Grubi.

Related posts

Metoda e zgjimit nga gjumi më e mirë se me kafe: Rutina prej 90 sekondash të cilën e praktikon edhe Victoria Beckham

Gazeta Max

Genta del t’i shëtisë binjakët në park, karroca e foshnjave merr gjithë vëmendjen

Gazeta Max

Luani i ri uron ditëlindjen e babait, heroit Shkëlzen Haradinaj: “Rininë ia fale Atdheut e jetën fëmijëve”

Gazeta Max