GazetaMax
Lajme

Pas ultimatumit të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë se Vlorës

Pas takimit të zhvilluar ditën e djeshme me strukturat në qytetin e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, mësohet se të gjithë drejtorët e bashkisë kanë dhënë dorëheqjen. Gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion në pikun e sezonit turistik, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha të shkarkojë të gjithë drejtorët e bashkisë.

Burime bëjnë me dije se Rama i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut Dredha. Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe socialistët e Vlorës. Rama ka komanduar si drejtues të PS në qytetin bregdetar, Klevis Kason dhe Eriona Ismailin.

Gjatë kësaj vizite në Vlorë, Edi Rama shoqërohej nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Kjo vizitë vjen pas 34-vjetorit të PS-së, ku kryeministri ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin. Të mërkurën zhvilloi një mbledhje në Cerrik, ku u tërhoqi vëmendje kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit për mungesë vëmendjeje ndaj zhvillimit të zonave rurale.

Related posts

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Gazeta Max

BDI dënoi sulmin ndaj Artan Grubi, e cilësoi sulm ndaj kësaj partie!

Gazeta Max

Jankullovski: Mjetet nga Hungaria i presin komunat për projektet zhvillimore, ndërsa ekonomia duhet të jetë bartëse e aktivitetit të përshpejtuar ekonomik

Gazeta Max