GazetaMax
Lajme

Pas vitit të Ri, rriten kamatat e kredive

Shkup, 20 Nëntor – Bankat i bëjnë analizat dhe përllogaritjet përfundimtare për korrigjimin e normave të interesit për linjat bankare. Pas rritjes së normës bazë të interesit të Bankës Popullore, do të jetë e pashmangshme që të rriten edhe normat e interesit për kreditë dhe depozitat. Shoqata e bankave për Alsat thotë se bankat dhe kursimoret ndjekin masat dhe sinjalet e politikës monetare dhe secila prej tyre merr vlerësim dhe vendim për lartësinë e ndryshimit të normave të interesit.

“Disa anëtarë tashmë kanë bërë korrigjimin e normave të interesit, ndërsa me fillimin e vitit të ri qytetarët mund të presin rritje të caktuar të tyre, përveç të kredive me normë fikse të interesit, ku nuk do të ketë ndryshim. Goditja më e madhe pritet të jetë te kredive devizore dhe të denarit”, thonë nga Shoqata bankare.

Nga Banka Popullore njoftojnë se e kanë rritur normën bazë të interesit për 0,75 pikë shtesë dhe tani norma e interesit për bonot thesare është rritur në 4,25 për qind. Sipas Bankës Qendrore, kjo është një masë për të stimuluar kursimet, me të vetmin qëllim uljen e shpenzimeve në kohë inflacioni, sepse shpenzimet në vetvete nënkuptojnë presion të mëtejshëm ndaj lëvizjeve të inflacionit.

“Pritet që me këtë masë të përforcohen ndryshimet e iniciuara në politikën e interesit të bankave dhe se bankat do të ofrojnë norma më të favorshme të interesit për të gjitha kategoritë e depozitave në denarë, duke kontribuar në rritjen më të fortë të kursimeve në monedhën vendase. Në të njëjtën kohë, ky ndryshim do të kontribuonte në menaxhimin optimal të likuiditetit”, lajmërojnë nga Banka Popullore.

Banka Popullore thotë se interesi i depozitave për depozitat e reja ka arritur në 1,07 për qind, që është 0,22 pikë më shumë se shtatori i kaluar kur ishte 0,85 për qind.

Informacionet jozyrtare që Alsat ka marrë nga sektori bankar janë se në periudhën në vijim bankat nuk do të japin më kredi banesore me kamatë fikse. Pasiguria në tregun financiar e detyroi sektorin bankar të bën një lëvizje të tillë.

Related posts

Parlamenti Evropian voton raportin, Shqipëria gati për fillimin e negociatave me BE

Gazetamax.mk

Kovaçki: Në Ministrinë e Mbrojtjes janë vjedhur informata reptësisht të besueshme, Petrovska heshtë!?

Gazetamax.mk

Bekteshi-Donmez: Do të intensifikohet bashkëpunimi në sektorin energjetik

Gazetamax.mk