GazetaMax
LAJME

Pas VMRO-së, tani edhe “E Majta” dorëzon nismën për referendum

Shkup, 28 shtator – Lideri i partisë E Majta, Dimitar Apasiev, sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor ka dorëzuar Iniciativën për referendum.

“E majta ka dorëzuar sot propozimin për paraqitjen e nismës qytetare për referendum. Populli duhet të thotë fjalën e tij kur bëhet fjalë për çështje të interesit kombëtar”, tha Apasiev.

E majta ka paralajmëruar bllokadë të plotë të Kuvendit, nëse kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e refuzon edhe këtë iniciativë. Nga partia thonë se kanë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në dhe, siç paralajmëroi deputeti i majtë, Borisllav Krmov, “së bashku do të çojmë në paralizë të plotë të Kuvendin”.

VMRO-DPMNE do ta mbështesë edhe iniciativën e partisë E Majta për referendum, tha më herët lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski.

Të paktën njëqind nënshkrime nevojiten që Iniciativa të dorëzohet në Kuvend.

Paraprakisht, iniciativa për referendum për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë, të cilin VMRO-DPMNE e dorëzoi në Kuvend më 9 shtator, Xhaferi e hodhi poshtë me arsyetimin se ishte antikushtetuese dhe për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare që ratifikohen në përputhje me Kushtetutën, janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

Related posts

Eskobar: Europa dhe ShBA kanë nevojë për Ballkanin Perëndimor

e-max

Xhaferi priti në takim zëvendëskryeministrin dhe MPJ kazak, Tileuberdi

e-max

Verifikohet mandati i deputetes së re Daniella Stojanovska Panovska, do ta zëvendësojë Ramçilloviqin

e-max