Eskobar: Europa dhe ShBA kanë nevojë për Ballkanin Perëndimor

Ohër, 17 Qershor – I dërguari i posaçëm i SHBA-vë për Ballkanin perëndimor, Gabriel Eskobar, në një intervistë ekskluzive për TV21, deklaroi se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor vendin e kanë në Evropë. Megjithatë tha se është e nevojshme që të gjithë së bashku të përmbushin obligimet që sa më shpejt rajoni të integrohet në BE. Eskobar theksoi se Evropa dhe SHBA-të kanë nevojë për Ballkanin perëndimor.

“Përderisa në të gjithë jemi së bashku për të bërë detyrat tona dhe secili bën paqen e tij, besoj se do të arrijmë atje. Unë jam shumë optimist për rajonin dhe me që ra fjala numrat, shifrat ekonomike tregojnë një gjë të madhe në këtë rajon. Është pjesa Evropës që po rritet më së shpejti në mundësinë për të udhëhequr me energjinë e ripërteritshme, në tregti, transport, turizëm, IT, në arsim, pra Evropa ka nevojë për Ballkanin perëndimor. Amerika ka nevojë për Ballkanin Perëndimor”- deklaroi Gabriel Eskobar, i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perendimor.

Të fundit në përqindje