GazetaMax
Lajme

Pashallarët e VMRO-së/ Deputetët që pasurohen në kurriz të qytetarëve: Si u derdhën në llogari 132 mijë euro…

73 deputetë për 11 muaj kanë inkasuar 360.000 euro para të qytetarëve për t`i mbuluar harxhimet e tyre të rrugës – ka publikuar TV Sitel, në bazë të të dhënave të marra përmes kërkesës për informacione me karakter publik. Nga llogaria është përjashtuar muaji gusht kur Kuvendi nuk punon dhe deputetët janë në pushim kolektiv.

Sipas këtyre të dhënave, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ku 23 deputetë kanë kërkuar 132.000 euro për harxhimet e rrugës.

Shumat që deputetët i kanë paraqitur gjatë vitit të kaluar lëvizin nga 7.800 deri 770.000 denarë. Rekorderë absolut janë deputetët Mirçe Axhioski, Jadranka Pockova dhe Dafina Stojanovska. Në llogaritë bankare të këtyre deputetëve kanë hyrë nga 706 deri në 770.000 denarë.

Ndryshe, harxhimet e rrugës paraqesin vetëm një pjesë të parave që marrin deputetët. Ata marrin edhe pagën bazë që për tri herë e gjysmë është më e madhe se paga mesatare. Duke marrë parasysh se paga mestare në këtë momenti është 33.011 denarë, një deputet për një muaj merr 115.538 denarë, pa llogaritur këtu edhe stazhin e tyre.

Related posts

Beteja e Mariupolit, një nismë diplomatike turke, Llavrov: SHBA pengojnë përparimin e negociatave

Gazetamax.mk

Neni 45 i Statutit të BDI-së, Ali Ahmeti shkarkon drejtuesit e degëve dhe emëron ushtrues detyre

Gazetamax.mk

Aksion i madh i inspektoratit komunal në Tetovë

Gazetamax.mk