GazetaMax
Lajme

Pasholli: Kjo qeveri në vend se të ndërtojë një shoqëri të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, zgjodhi rrugën e diskriminimit sistemik

Sot, në këtë konferencë, ne hapim një kapitull të rëndësishëm të angazhimit tonë politik dhe institucional: një seri prezantimesh publike dhe denoncimesh të bazuara në fakte, që do të kulmojnë me përvjetorin e parë të kësaj qeverie, një qeveri që, në vend se të ndërtojë një shoqëri të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, ka zgjedhur rrugën e diskriminimit sistemik, përjashtimit etnik dhe shkatërrimit të besimit qytetar.

Ne këtë cikël të konferencave e titullojmë:
“Një Vit Pa Dinjitet”
— sepse kjo qeveri ka sjellë pikërisht këtë: një vit pa barazi, pa përfaqësim, pa respekt institucional për shqiptarët dhe për vlerat e bashkëjetesës që ky shtet është zotuar t’i mbrojë.

Sot e nisëm këtë seri me temën themelore për çdo qytetar:
e drejta për punësim në administratën shtetërore dhe publike.
E drejtë kushtetuese, por në praktikë e kthyer në privilegj monoetnik.

Pas shfuqizimit anti kushtetues të vlerës kushtetuese të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si dhe të mekanizmit të Balancuesit nga Gjykata Kushtetuese, institucionet shtetërore u liruan nga çdo detyrim për përfaqësim të drejtë dhe të adekuat. Ajo që pasoi, nuk është një devijim teknik, por një politikë aktive për pastrim etnik në administratë.

Le të flasin shifrat:
• Drejtoria e të Ardhurave Publike, konkursi i 26 shkurtit:
26 të punësuar maqedonas – 0 shqiptarë.
• Konkursi i 16 majit:
40 maqedonas – vetëm 1 shqiptar.
• Ministria e Kulturës: 12 avancime – 1 shqiptar.
• Arkivi Shtetëror: 14 punësime – 0 shqiptarë.
• SPB Tetovë: 12 avancime maqedonase – 1 shqiptar.
• Doganat: 26 avancime – 0 shqiptarë.
• Hidrocentrali Mavrovë–Vërtok: 12 punësime maqedonas – 0 shqiptarë.
• CEMV Strugë dhe Dibër: 23 kontrata pune – 0 shqiptarë.
• Regjistri Qendror: 8 punësime – 0 shqiptarë.
• Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë: 21 punësime – 0 shqiptarë.

Këto nuk janë shkelje administrative. Këto janë dëshmi të një orientimi politik:
të përjashtosh shqiptarët nga shërbimi publik,
të mbyllësh institucionet,
të zhbësh mekanizmat e balancës etnike,
dhe të krijosh një administratë monoetnike, në një shtet që, sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit, u takon të gjithëve.

Të rinjtë shqiptarë po marrin një mesazh të qartë:
“Ky shtet nuk është për ju.”
“Institucionet nuk janë për ju.”
“Shanset nuk janë për ju.”
Ky është një mesazh i rrezikshëm, që ushqen mosbesimin, largimin nga vendi, radikalizmin politik e social, si dhe që shkel vetë themelet mbi të cilat është ndërtuar bashkëjetesa në këtë shtet.

Ne nuk do të heshtim.
Ne nuk do të lejojmë që barazia të zëvendësohet me arrogancë, që bashkëjetesa të zëvendësohet me dominim, dhe që dinjiteti i shqiptarëve të nëpërkëmbet me heshtjen individëve në qeveri

Në këtë rrugë do të jemi të qartë, të vendosur dhe të hapur për çdo bashkëpunim që synon rikthimin e barazisë, funksionimit të shtetit dhe dinjitetit të qytetarëve tanë.

Sot e hapim këtë kapitull.
Dhe nuk do të ndalemi, deri kur barazia të mos jetë më premtim, por realitet.

Faleminderit.

Related posts

Puna e komisioneve dhe mungesa e opozitës si tema diskutimi në raundin e katërt të Zhan Monesë

Gazeta Max

Hill arrin në Beograd: Jam i lumtur që jam këtu

Gazeta Max

Tronditjet në Stamboll, Grubi: Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave

Gazeta Max